I pashpresë për negociatat, Zoran ZAEV jep dorëheqjen

I pashpresë për negociatat, Zoran ZAEV jep dorëheqjen

404
0

Zoran Zaev ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryeministrit të Maqedonisë.

 

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia e lajmeve ‘’ANSA’’, e cila e ka mësuar lajmin nga burimet e saj diplomatike në Samitin e Këshillit të Europës. Ai nuk ka pritur vendimin e KE-së për çështjen e bisedimeve për integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

 

Më para, Komisioneri për Zgjerim i BE-së Johannes Hahn deklaroi për mediat se 28 vendet anëtare dështuan të arrinin marrëveshje për të aprovuar çeljen e bisedimeve për anëtarësim në BE për këto dy vende. Zaev e kishte paralajmëruar se nëse Maqedonia e Veriut nuk merr ”dritën jeshile”, ai do të largohej nga zyra e kryeministrit.