I mori disa të holla pa leje, babai rreh për vdekje djalin...

I mori disa të holla pa leje, babai rreh për vdekje djalin 14-vjeçar

385
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Kamenicë të Kosovës. Mësohet se një 14-vjeçar është rrahur për vdekje nga babai i tij. Gani Bërnajshi, ka ushtruar dhunë barbare mbi të birin e mitur, pasi mësohet se ky i fundit i ka marrë disa të holla pa leje. Sipas të dhënave, Bërnjashi ka ushtruar dhunë edhe mbi të bijën pasi ajo u përpoq të mbronte vëllain. Mësohet se fillimisht ai e ka mbajtur djalin të mbyllur në dhomë, dhe pasi e kuptoi që gjendja po përkeqësohej e ka transportuar për në spital. Fatkeqësisht dëmtimet rezultuan fatale, dhe adoleshenti humbi jetën. Ndërsa, policia thotë se tani për tani i dyshuari në fjalë po merret në pyetje, ndërsa atij do i bëhen edhe disa ekzaminime mjekësore, për të mësuar nëse i njëjti ka pasur çrregullime mendore.