“I mora dhe unë një palë këpucë të kuqe nga ajo mblesëri”...

“I mora dhe unë një palë këpucë të kuqe nga ajo mblesëri” Redon Makashi rrëfen takimin e parë të Shpëtim Saraçit me Mira Konçin

420
0

 

Një mbrëmje e pushtuar nga melankolia dhe romanticizmi, ishte ajo e djeshmja në Kendo Kengen time në Vizion Plus.

 

Edhe pse daljet e tij janë të rralla, Redon Makashi ka qenë protagonisti i mbrëmjes së djeshme  në Vizion Plus, nata e shtatë e spektaklit të muzikës së vërtetë në Shqipëri.

 

Veç muzikës  dhe interpretimeve të shkëlqyera të artistëve të rinj, Redoni iu përgjigje me shumë lirshmëri, pyetjeve që iu drejtuan.

I pyetur në lidhje se si këngëtarja e mirënjohur Mira Konci u bë pjesë e grupit të çunave të atyre viteve, Redoni u përgjigj:

 

“Ti nuk ke grup pse nuk vjen me grupin tonë? Kemi qenë fëmijë në atë kohë dhe ky ka qenë prezantimi ynë i parë në një tren dhe prej andej ju thashë çunave të grupit do marrim edhe Mirën në grup që të jemi  bashkë. Ata e pritën me shumë dëshirë dhe krijova në atë kohë një këngë “Ndoshta ishte dashuri” dhe kjo këngë siç hyri ashtu doli nga festivali. Më tha Shpëtimi, që ta orkestroj unë këtë këngë. Erdhëm te shtëpia ime dhe filluam në atë tastierën e lashtë dhe në çdo bisedë më thoshte, si t’ia bëjë të flas me Mirën. Një dy, një dy po mirë i thash flisni se kam bërë një këngë për Mirën tha Shpëtimi. Më pyeti a lejohen dy këngë në festival, dhe kjo gjë u rregullua se e fus une me dy këngë iu përgjigja.  E takoj Mirën dhe i them ky është miku im Shpëtimi ka bërë një këngë dhe kështu ndodhi prezantimi i tyre i parë.

 

Redoni këtë moment tashmë e kujton në spektakël dhe gjithashtu kujtoi sesi për këtë mblesëri ka marrë edhe një palë këpucë të kuqe nga çifti Mira Konçi dhe Shpëtim Saraçi.