I merr makinen për prove dhe nuk kthehet më

I merr makinen për prove dhe nuk kthehet më

496
0

Një ngjarje aspak e këndshme ka ndodhur ditën e sotme në Fushë-Krujë.

Një shtetas nga Kosova, ka ardhur për ta shitur makinën e tij tip “Audi A6” me vlerë 30.0000 euro në vendin tonë.

Shtetasi i Kosovës, është takuar me pronarin e një lokali në Fushë-Krujë, ndërsa dhëndrri i pronarit ka marrë makinën për ta provuar në orën 08:00 të mëngjesit të ditës së sotme.

Pasi ai e ka marrë makinën, ai është zhdukur ndërsa ende nuk është kthyer.

Dritare.net ka kontaktuar me policinë e Durrësit, të cilët e kanë konfirmuar rastin, pa dhënë shumë detaje.

Shtetasi i Kosovës nga ana tjetër, ka bërë kallëzimin në polici, ndërsa është lajmëruar edhe amabsada e Kosovës, dhe stafi i saj aktualisht ndodhen në Fushë-Krujë.