I kanë lënë pas mëritë? Einxhel i bën publikisht ftesën e bukur...

I kanë lënë pas mëritë? Einxhel i bën publikisht ftesën e bukur Donaldit

368
0

“Big Brother VIP” ka përfunduar por personazhet e tij janë ende në qendër të vëmendjes dhe publiku do të dijë se çfarë po ndodh me ta pas formatit. Einxhel Shkira është një nga ish-banoret më të komentuara të këtij edicion dhe së fundmi ajo ka zbuluar më shumë rreth rrugëtimit të saj pas “Big Brother VIP”.

 

Sigurisht nuk mund të mos fliste për Dagz, Dj e njohur nga Kosova me të cilin krijoi një lidhje brenda shtëpisë së famshme. Ajo tha se kanë vendosur mos të dalin bashkë në intervista për disa kohë pasi të dy meritojnë vëmendjen individuale. E ftuar në “Shqipëria Live”, moderatorja tregoi gjithashtu se për 8-Mars, ditën Ndërkombëtare të Grave u ka bërë dhurata simbolike nënës dhe motrës së Dagz.

 

“Lidhja po shkon mrekullisht mirë. Gjithsecili meriton vëmendjen individuale sepse kemi më shumë për të thënë se të bëjmë shown e çiftit. Jo se nuk do dalim ndonjëherë por mjaftueshëm kemi dalë në Big Brother VIP. Mezi po pres të takohem me pjesën tjetër të familjes së tij.

 

Deri tani kam takuar vetëm motrën e tij sepse nuk kam patur mundësi. Përpos mbështetjesh së madhe më kanë dhënë sepse kanë thënë fjalë shumë të bukura.Nënës dhe motrës së Dagz për 8-Mars u bëra në mënyrë simbolike diçka të vogël në pamundësi për të qenë pranë tyre. Jo vetëm për djalin që kanë rritur por për atë që janë.”-tha ajo.

 

Ndonëse në “Big Brother VIP” krijoi një lidhje shumë të ngushtë me Beniadën pas finales dy vajzat nuk i kemi parë më bashkë në rrjetet sociale. Por a e vazhdojnë më ato miqësinë?

 

“Beniada i është futur direkt punës dhe nuk kemi patur mundësi të takohem. Por këto javë kanë qenë për njerëzit që na kanë munguar dhe s’i kemi patur brenda. Për banorët do kemi kohë të takohemi në vijim.”- tregoi Einxhel.

 

Mes të tjerash moderatorja u ndal edhe te Donaldi dhe Beatrix. Ajo tha se me Beatrix ka komunikim dhe marrëdhënie shumë të mirë, kurse me aktorja tregoi se nuk ka komunikuar. Megjithatë, ajo e vlerësoi për iniciativat që ka marrë pas daljes dhe madje e ftoi t’i bashkohej edhe asaj në projektin që ka ndërmarrë.

 

“Me Beatrix kam folur dhe Dagz po fliste para pak minutash para se të bëhesha gati. Me Donaldi nuk kam folur dhe nuk besoj se ka folur njeri nga ne. Kam parë se është aktivizuar në format e tij dhe më bëhet qejfi që gjithsecili po bën atë që do tanimë. Do doja që dhe Donaldi të ishte pjesë e projektit tim duke qenë se kur ishim brenda e përkrahu dhe pëlqeu dhe kam parë se edhe ai po merret me aktivitete bamirësie. Unë kam kërkuar ndihmën e të gjitha banoreve të Big Brother VIP. “