Policia ka bërë të mundur arrestimin e një 23-vjeçari, të shpallur në kërkim për “Përndjekje”.
Policia njofton se ka arrestuar shtetasin K.M., 23 vjeç, banues në Ballsh.
Ai ishte ne kerkim, pasi gjtkata e Fierit ka caktuar per te masën e sigurisë “Arrest me Burg”, për veprën penale “Përndjekje”.
Ndërkohë, 23-vjeçari përndiqte në mënyrë të vazhdueshme për një kohë prej 5 muajësh shtetasen B.Ç.
NJOFTIMI I POLICISË:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim:
- K.M., 23 vjeç, banues në Ballsh.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me vendimin e datës 10.10.2019, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me Burg”, për veprën penale “Përndjekje”.
23-vjeçari përndiqte në mënyrë të vazhdueshme për një kohë prej 5 muajësh shtetasen B.Ç.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme proceduriale.