I ishte bërë makth një vajze prej 5 muajsh , arrestohet 23-vjeçari...

I ishte bërë makth një vajze prej 5 muajsh , arrestohet 23-vjeçari i shpallur në kërkim

318
0

 

Policia ka bërë të mundur arrestimin e një 23-vjeçari, të shpallur në kërkim për “Përndjekje”.

Policia njofton se ka arrestuar shtetasin K.M., 23 vjeç, banues në Ballsh.

Ai ishte ne kerkim, pasi gjtkata e Fierit ka caktuar per te masën e sigurisë “Arrest me Burg”, për veprën penale “Përndjekje”.

Ndërkohë, 23-vjeçari përndiqte në mënyrë të vazhdueshme për një kohë prej 5 muajësh shtetasen B.Ç.

NJOFTIMI  I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim:

  • K.M., 23 vjeç, banues në Ballsh.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me vendimin e datës 10.10.2019, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me Burg”, për veprën penale “Përndjekje”.

23-vjeçari përndiqte në mënyrë të vazhdueshme për një kohë prej 5 muajësh shtetasen B.Ç.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme proceduriale.