I hoqën reklamat, Rita Ora i tregon ‘gishtin e mesit’ Serbisë

I hoqën reklamat, Rita Ora i tregon ‘gishtin e mesit’ Serbisë

390
0

Serbia hoqi reklamat e një firme perëndimore nga billboardët në qytetet e saj pasi aty reklamohej këngëtarja kosovare Rita Ora.

 

Mediat serbe e cilësonin, Ritën si ‘të preferuarën e Thaçit dhe Haradinajt’, ndërsa sipas tyre nuk kishte vend në Beograd.

 

Ndërkohë, pas këtij veprimi, duket se ka ardhur një përgjigje nga vetë këngëtarja.

 

Rita ka postuar disa foto në Instagram ku në njërën prej saj ajo shihet se e ka treguar “gishtin e mesit”.

 

rita-3-5.jpg

Megjithatë, ajo ka një mesazh për ditën e hënë, e cila konsiderohet një ditë paksa e lodhshme pai vjen pas pushimeve të fundjavës.  “F*$¥in Monday’s” (q….. të hënat), ka shkruar ajo.

rita-1-3.jpg

 

Rita ndodhet me pushime, mirëpo këtë gjest shumë e kanë komentuar se ishte një mesazh ndaj Serbisë, e cila i hoqi të gjitha reklamat në rrugët e Beogradit vetëm për faktin se këngëtarja është nga Kosova.