‘I hodhe të gjithë një e nga një’, Rama: ‘Jam akoma krenar për Tahirin!’ Iu bën shenja deputetëve të tij, Bushati: Çojua me sms se ashtu të kuptojnë

Prej më shumë se 150 minutash vijon dëshmia e kryeministrit Edi Rama në Komisionin Hetimor Parlamentar për Inceneratorët, ku nuk kanë munguar as përplasjet dhe batutat.

Teksa u përmend krenaria që ka shprehur disa vite më parë për Saimir Tahirin, Rama tha se vazhdon të jetë krenar për punën e tij, por nuk mban përgjegjësi për veprimet e tyre, jashtë shpinës së qeverisë.

“Unë jam shumë krenar për punën që ka bërë Saimir Tahiri me mua, dhe për punët që kam bërë unë me atë. Unë nuk hyj fare në atë se çfarë bëjnë njerëzit jashtë detyrës”, tha Rama, ndërkohë që ka ndërhyrë dhe deputetja e PD-së Dhurata Çupi, e cila u shpreh ‘i hodhe të gjithë një e nga një’.

Rama iu përgjigj: Ti hodhe kreshnikun e madh, Sali Berishën, sikur nuk ishte askushi, dhe nuk po ju thotë njeri pse e hodhe. Unë e kam hedhur Sali Berishën qëkur. Unë si Dhurata e njoh, se njoh si zonja Çupi.

 

Në këto momente kanë ndërhyrë dhe deputetët socialistë të Komisionit, të cilëve iu kërkoi Rama që të qetësoheshin, ndërkohë që nuk mungoi as batuta e deputetit Helidon Bushati.

 

“Coju sms se nuk kuptojnë, janë mësuar gjithë këto ditë të marrin urdhëra me sms”, tha Bushati.

 

Author: vizional