I DHUNUAN NË BANESË, DY TË MOSHUARIT NISEN ME URGJENCË DREJT TRAUMËS

I DHUNUAN NË BANESË, DY TË MOSHUARIT NISEN ME URGJENCË DREJT TRAUMËS

67
0

I dhunuan në banesë, dy të moshuarit nisen me urgjencë drejt Traumës

Një çift të moshuarish janë dhunuar mbrëmjen e djeshme brenda banesës së tyre në Durrës e për pasojë kanë marrë plagë të rënda.

Dy të moshuarit me mbiemër Ymeri me origjinë nga Pogradeci, banorë në Spitalle janë dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës pë të marrë mjekimin e nevojshëm.

Mësohet se ata jetonin vetëm pasi fëmijët i kishin në Greqi. Ndërkohë dyshohet që një person i ka goditur në kokë të dy të moshuarit. Më parë u ka fikur dritat e shtëpisë dhe më pas u ka hyrë në banesë ku i ka dhunuar. Nga hetimet e kryera rezulton se autori nuk ka grabitur asgjë. Dyshimet janë që autori mund të ketë konflikt me familjarët ose fëmijët e çiftit.Policia po heton në pistën e një konflikti familjar por nuk përjashtohet pista e ngatërrimit të shënjestrës.

loading...