I dënuar/ Pas një kohe të gjatë ish-presidenti shijon për herë të...

I dënuar/ Pas një kohe të gjatë ish-presidenti shijon për herë të parë lirinë 

328
0

Ish-presidenti i Brazilit Lula duke mbajtur fjalimin e parë pas daljes nga burgu

Ish-presidenti i Brazilit Luiz Inacio Lula da Silva arriti të prekte lirinë për herë të parë pas gati 1 vit e gjysmë qëndrimi në burg për korrupsion dhe shpërdorim të fondeve publike.

Ish-lideri socialist u prit me entuziazëm të jashtëzakonshëm nga simpatizantët e tij ne Kuritiba. Duke shfrytëzuar momentin e jashtëzakonshëm të daljes në liri të plotë, Lula premtoi se do të luftojë për të varfërit dhe krijimin e një mundësie të një jete më të mirë.

‘’Njerëzit janë më të varfër, ata nuk kanë punë, këtu punojnë ose për kompaninë ‘Uber’ ose dërgojnë pica me motorr’’, iu drejtua ish-presidenti Lula pjesëmarrësve në pritjen e tij.

Ai u dënua pas ardhjes në pushtet të ekstremistit të djathtë Jair Bolsonaro, ndaj të cilit Lula shihej si kandidat serioz për president. Lula shërbeu si president i Brazilit për 7 vite (2003-2010) duke arritur të reduktojë nivelin e varfërisë dhe pabarazisë.