‘I denjë për skenar filmash’! Nis me NDRYSHIME ‘Shqiptarët për Shqiptarët’! Jo...

‘I denjë për skenar filmash’! Nis me NDRYSHIME ‘Shqiptarët për Shqiptarët’! Jo Ola, por vetë Elvisi merr ‘frerët’ e drejtimit

381
0

Nis sonte sezoni i ri i “Shqiptarët për Shqiptarët”, emisioni më i ndjekur bamirës në Shqipëri.

 

Veçse këtë herë, vjen me ndryshime të mëdha dhe me një format krejt ndryshe.

 

Moderatorja e njohur Ola Bruko s’do të jetë më nën drejtimin e emisionit dhe siç mëson newsbomb.al do të jetë vetë Elvis Naçi ai i cili do moderojë gjithçka. Megjithatë, Ola konfirmon se do vazhdojë të jetë pjesë e ekipit të madh pa qartësuar fiks atë që do bëjë.

 

Si gjithmonë krah Elvisit mbeten Sidrit Bejleri dhe Ilir Hoxholli.

 

Ky i fundit, pak orë para fillimit të emisionit thotë se ajo që do të ndodhë sonte në orën 21:00 është e denjë për skenar filmash, por nuk zbulon më shumë.

 

“Sonte starton në  ‘News 24’, ora 21:00. Çfarë historie është sot, sot do të flasin vetë personazhet e historisë, përballje vlerash, sot do të heshtim ne, do të flasin ata… ky veprim qe do të ndodhë është i denjë për skenar filmash, por jo, është ngjarje reale, që kalon çdo kufi njerëzor… jepini mundësi familjeve tuaja të ushqehen me vlera, sot lereni tek ‘News 24’ , do të më kujtoni. Zoti ju ruajt të gjithëve!”, shkruan Hoxholli.