“I dashuri i mamasë më la shtatzënë dhe tani ka një kërkesë...

“I dashuri i mamasë më la shtatzënë dhe tani ka një kërkesë perverse”

776
0
Depressed Pregnant Teen --- Image by © Justin Paget/Corbis
Depressed Pregnant Teen — Image by © Justin Paget/Corbis

Një vajzë 20-vjeçare ka mbetur shtatzënë pas seksit me dëshirë që pati me partnerit e nënës së saj. Kur ajo ishte 16-vjeçe, ai kishte tentuar të kryente marrëdhënie seksuale me të por nuk ia kishte dalë pasi vajza e kishte ndaluar, mirëpo 4 vite më vonë ajo e lejoi duke e komplikuar edhe më tej situatën pas shtatzënisë. Përmes një letre dërguar psikologes së “The Sun” ajo ka treguar se si ka ndodhur e gjithë kjo histori, reagimin e nënës së saj si dhe kërkesën perverse të partnerit të nënës e tashme dhe babait të ardhshme të fëmijës së saj.

Letra e vajzës “Kam mbetur shtatzënë nga partneri i mamasë, pas muajsh të tërë që kishim një marrëdhënie seksuale të fshehtë. Unë jam 20 vjeçe dhe ai është 47, e prej më shumë se 5 vitesh është në lidhje me nënën tim 38 vjeçe.

Mbaj mend që kur isha 16 vjeçe ai filloi të afrohej më tepër me mua dhe të më fliste për lidhjet me djemtë. Një ditë kur isha sëmurë dhe isha shtrirë, ai më erdhi në dhomë dhe filloi të më puthte dhe të më prekte gjoksin. I kërkova të më linte dhe i thash time mëje. Ajo u nevrikos shumë me të por pas një farë kohe e kaluam këtë situatë dhe ne të dy u bëmë shokë. Kjo zgjati deri para 6 muajsh… një natë unë kisha veshur një fustan dhe kisha ndryshuar modelin e flokëve. Ai mu afrua dhe më tha se dukesha shume e bukur dhe si pa kuptuar filluam të bëjmë seks. Kështu vazhduam për muajt në pasim, e tani unë jam shtatzënë. I thash edhe mamasë dhe kështu u mblodhëm të tre për të diskutuar. Por e dini se çfarë propozoi ai?! Pranoi se do të martohej me mua dhe do të merrte përgjegjësit e tij vetëm nëse unë do isha dakord që njëkohësisht ai të kishte raporte seksuale edhe me nënën time”.

 

Përgjigjja e psikologes

“Ai është duke u sjell si një njeri i pamatur dhe pervers. Njëkohësisht edhe nëna jote nuk po sillet si një nënë e përgjegjshme pasi që në rastin e parë, kur ti ishe 16 vjeçe, ajo duhej ta kishte përzënë atë nga shtëpia. Nuk më ke treguar se sa muajshe shtatzënë je por nëse ke vendosur ta mbash fëmijën mos u shqetëso për kushtin e tij, sepse edhe nëse ai nuk martohet me ty është i detyruar të mbajë përgjegjësi për fëmijën”.