Hyundai ekologjik

Hyundai ekologjik

743
0

Së bashku me grupin BTS, Hyundai ka dhënë një mesazh të rëndësishëm për Ditën e Tokës

Kur shumë prodhues janë duke punuar në makina që mbushen me rrymë, Hyundai është duke u përpjekur në masë të madhe, që të ndërtojë makina që hidrogjenin e kanë si burim të energjisë, transmeton Telegrafi.

Deri më tani, Hyundai Nexo është makina e parë SUV, që lëvizë me hidrogjen, derisa deri në vitin 2015, planifikohet lansimi i 44 makinave të reja që mbushen me rrymë.

Në kuadër të këtyre planeve ambicioze për ta shpëtuar ambientin, Hyundai ka bashkëpunuar me pop grupin BTS, që për Ditën e Tokës të japë një mesazh shumë të rëndësishëm.

“Duke nxjerrë në pah, elementet më të bukura të natyrës madhështore, që duhet t’i vlerësojmë”, shkruan në një prej skenave të realizuara në ambientin e hapur.

Më pas, nga një anëtar i grupin ndodhet në hapësira të ndryshme, ku tregohet për pjesë të ndryshme të natyrës si “oqeani i ngjyrë emeraldi, bardhësia e pastër, qielli i kaltër, prekja nga rrezet e diellit, shiu kristalor, drita e yjeve dhe freskia e pemëve”.

Si pjesë e këtij mesazhi, thuhet se hidrogjeni është energjia pozitive për një të ardhme më të mirë

Shperndaje