Hysaj flet pas largimit të Panuçit: Nuk do e kemi mendjen te...

Hysaj flet pas largimit të Panuçit: Nuk do e kemi mendjen te largimi i tij

389
0

Kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Elseid Hysaj, ka folur për herë të parë pas largimit të Kristian Panuçit. Hysaj ka folur për mediat në prag të ndeshjes më Andorrën, ku ka theksuar se është e rëndësishme të fitojmë, kjo jo vetëm për kualifikimin në Euro 2020, por dhe për moralin e lojtarëve dhe shqiptarëve. Kapiteni kuq e zi tha se nuk është koha për të menduar për largimin e Panuçit, por të arrihet me çdo kusht fitorja në ndeshjen e ardhshme. Lojtari i Kombëtares shtoi se për largimin e Panuçit është i mërzitur, pasi pavarësisht rezultateve të dobëta, kanë kaluar dhe momente të bukura

 

Si e pritët largimin e Panuçit?

 

“Besoj që nuk duhet ta mendojmë punën e trajnerit. Kemi një ndeshje të rëndësishme që duhet ta fitojmë, na duhen tre pikë jo vetëm për Europianin, por edhe për moralin tonë dhe gjithë shqiptarët. Duhet të fitojmë dhe mos të mendojmë shumë për trajnerin”.

 

Si kanë ndikuar gjithë këto ngjarje në këto ditë?

 

“Jemi të gjithë me mendjen që duhet të fitojmë. Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë dhe do ta kemi të vështirë të shënojmë ashtu siç e pati dhe Islanda. Nuk duhet ë mendojmë për asgjë që ka ndodhur, duhet të vazhdojmë”.

 

Cila është atmosfera në dhomat e zhveshjes?

 

“Situata është shumë e mirë. Ndeshja e humbur nuk do na dënojë për të gjithë ndeshjet e radhës. Duhet ta harrojmë atë që ka ndodhur. Do jetë e vështirë po nuk e harruam humbjen. Jemi gati për të dhënë maksimumin në ndeshjen ndaj Andorrës”.

 

Panuçi tha se disa prej lojtarëve kanë qarë për largimin e tij. Si është gjendja psikologjike?

 

“Kështu e ka futbolli. Ne duhet të mendojmë për të mirën e ekipit Kombëtar. Nuk duhet të rijmë mbrapa këtyre gjërave që ndodhëm. Jemi mërzitur, sepse kemi kaluar edhe çaste të bukura me trajnerin Panuçi.