Hyni brenda super festës së vogëlushit të Elitës dhe Gjikos! Publikohen pamjet

Hyni brenda super festës së vogëlushit të Elitës dhe Gjikos! Publikohen pamjet

332
0

Ditën e djeshme është organizuar një tjetër festë për vogëlushin e moderatores Elita Rudi dhe reperit Gjiko, i cili ka ardhur në jetë më datën 20 shkurt.

Vetëm pak ditë më parë, Zëri i vogël festoi një-mujorin e tij të parë të lindjes, teksa nuk munguan fotot dhe videot nga ana e dy prindërve gjatë drekës festive.

Mirëpo ashtu siç e do tradita, duke qenë se vogëlushi është edhe nipi i parë i

shtëpisë, Elita dhe Gjiko kanë organizuar një super festë për Zërin në kuadër të 1-mujorit të tij të parë.

“Prive.al” ka raportuar se festa është bërë në Pejë, ndërkohë janë bërë publike edhe disa pamje.

Në foton e mëposhtme siç mund ta shikoni, shfaqet Elita duke mbajtur në krahë Zërin dhe ajo shkëlqen e tëra. Bukuroshja ka zgjedhur të veshë një fustan ngjitur pas trupit, ndërkohë ngjyrat e tij janë mjaft pranverore dhe të këndshme.

Pas saj, mund të shohim pakëz edhe arredimin, i cili është mjaft i kuruar.

Ndërkohë në një foto tjetër, Gjiko shfaqet i qeshur krah disa personave të afërm.