Humbi djalin nga epilepsia/ Gruaja bën gjestin prekës: I jep një zarf...

Humbi djalin nga epilepsia/ Gruaja bën gjestin prekës: I jep një zarf të panjohurës: Mbaji lekët, blej një tortë sepse ‘Jason’ do të ishte shumë i lumtur!

78
0

Në ditëlindjen e 28 të djalit të saj një nënë nga Uellsi i jugut ka vendosur të bëjë gjestin prekës, duke i dhënë një zarf një të panjohuri ku shkruhej: Kalofsh një ditë të mrekullueshme!

 

Tammi Bennett tregon se gruaja i dorëzoi zarfin dhe iku me nxitim.

 

Duke hapur zarfin, Tammi u befasua kur gjeti një kartëmonedhë me shënimin: Djali im e donte tortën e ditëlindjes, në fakt atij i pëlqeu shumica e tortës. Ju lutemi blini një tortë dhe shijojeni me familjen tuaj. Torta është e mirë çdo ditë të vitit, jo vetëm në ditëlindje”.

 

Sipas shënimit, Jason vdiq tragjikisht nga epilepsia e papritur. Për të nderuar kujtimin e tij, nëna e tij thjesht donte që kushdo që merrte kartolinën të blinte një tortë ditëlindjeje me paratë që ajo kishte lënë brenda.

 

E prekur thellësisht nga gjesti i sjellshëm, Tammi shkroi në Facebook për të ndarë historinë: “Më emocionoi shumë dhe më bëri të kuptoj se jo të gjithë e dinë se sa me fat janë që kanë një familje me të cilën mund të kalojnë kohë”.

 

Tammi ndau gjithashtu një foto të një torte ditëlindjeje që i bleu Jasonit, duke shkruar: “Ne në fakt blemë një tortë, e ndamë me familjen dhe uruam Jason për ditëlindjen e 28-të”.

 

Postimi u bë viral dhe madje arriti te mamaja e Jason-it, e cila kontaktoi Tammi-n për ta falënderuar për nderimin e kujtimit të djalit të saj.

 

Nëna e Jason tha për North Wales Live se djali i saj vdiq fatkeqësisht në janar 2020, në moshën vetëm 25 vjeç nga epilepsia.