Humbën jetën në kamion, zbulohet kombësia e 39 viktimave në Angli

Humbën jetën në kamion, zbulohet kombësia e 39 viktimave në Angli

334
0

39 persona e gjetur të vdekur në një kamion në Essex të Anglisë, janë shtetas kinezë, thonë autoritetet.

Policia po vazhdon të marrë në pyetje shoferin e kamionit Mo Robinson, 25 vjeç, i cili u arrestua nën dyshimin e vrasjes.

Kamioni me emigrantët e paligjshëm ishte nisur nga Bullgaria. Fillimisht u tha se ishte futur në Angli nga Irlanda e Veriut, por më pas u zbulua se kishte hyrë nga Belgjika.

Kufomat e 38 të rriturve dhe një adoleshenti u zbuluan dje në kamion në Parkun Industrial Waterglade në Grays rreth orës 01:30 (lokale).

Shkak i vdekjes së emigrantëve janë bërë temperaturat e ulëta. Trajleri funksiononte edhe si frigorifer, pasi temperaturat shkonin deri -25C.

Kjo është cilësuar si tragjedia më e madhe në Britani, ndërsa vdekja e 39 personave ka qenë makabre dhe e ngadaltë. Sipas mediave britanike, emigrantët kanë udhëtuar rreth 15 orë në ato kushte.

Pavarësisht thirrjeve të tyre për ndihmë askush nuk i ka dëgjuar sipas ekspertëve, pasi lidhja me kabinën e shoferit ka qenë e pamundur, duke shkaktuar më pas vdekjen e ngadaltë të të gjithë udhëtarëve.

Kryeministri britanik Boris Johnson e cilësoi si tragjedi atë që kishte ndodhur, ndërsa tha se përgjegjësit e kësaj ngjarje të rëndë do të dalin përpara drejtësisë, dhe duhet ti jepet fund emigracionit të paligjshëm.