Humbën jetën dy punëtorët në Tiranë, ndalohet pronari i Skela Syla

Humbën jetën dy punëtorët në Tiranë, ndalohet pronari i Skela Syla

308
0

 

Arrestohet tre javë pas vdekjes së dy punëtorëve pronari i Skela Syla. Zyrtarisht bëhet e ditur se shërbimet e policisë të komisariatit nr.1, ekzekutuan urdhrin e ndalimit të Prokurorisë për një tjetër shtetas, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 16 gusht 2019, ku në rrugën “Faik Konica”, si rezultat i rrëzimit të skelave të pallatit që ishte në rikonstruksion ndërruan jetë dy punëtorë.

Shërbimet e policisë të komisariatit nr.1, ekzekutuan urdhrin e ndalimit për shtetasin Petrit Syla, 46 vjeç, banues në Tiranë.

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka lëshuar  urdhër ndalimi  ndaj këtij shtetasi në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 16 gusht 2019, ku në rrugën “Faik Konica”, si rezultat i rrëzimit të skelave të pallatit që ishte në rikonstruksion ndërruan jetë dy punëtorë. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Më 16 gusht në “Rrugën e Elbasanit” në Tiranë, humbën jetën tragjikisht dy punëtorët, Ergys Brahimaj 31 vjeç dhe Orjan Kodra 36 vjeç pasi ranë nga skela