Humb jetën një tjetër pushues në plazhin e Shëngjinit, detajet që jep...

Humb jetën një tjetër pushues në plazhin e Shëngjinit, detajet që jep policia

337
0

Një person qe po pushonte ne plazhin e Shengjinit, ka humbur jeten kete mengjes, pasi eshte ndier keq kur eshte futur te lahej ne det. Burime bejne me dije se viktima eshte identifikuar si shtetasi Besnik Marlika, nga Kruja.

Detajet

Në Shëngjin, shtetasi B.M. 78 vjeç, banues në Krujë, dyshohet që pasi ka hyrë në det për tu larë, është ndjerë keq nga ana shëndetësore dhe rrugës për në spital kur po transportohej me ambulancë, ka ndërruar jetë. Grupi hetimor në vendngjarje, vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.