Humb jetën i riu shqiptar në Itali, komuniteti e nderon dhe i...

Humb jetën i riu shqiptar në Itali, komuniteti e nderon dhe i jep lamtumiren!

318
0

Një 25-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Itali. I riu Markeliano Aniaj ndërroi jetë në shtratin e spitalit, pasi qëndroi në koma për disa ditë për shkak të komplikimeve që nuk lidhen drejtpërdrejt me sëmundjen e tij, me të cilën po luftonte prej disa kohësh.

Shqiptarë të shumtë nga Itaia, por dhe nga vendi ku jetonte 25 vjeçari Markeljano Aniaj në Nave Brescia i dhanë lamtumirën e fundit. Markeljano Aniaj lindur në Vlorë jetonte bashkë me familjen, babai, nëna dhe motra prej 20 vjetësh në Nave Brescia. Reshati i afërmi i familjes ardhur nga Shqipëria mbajti fjalimim me lotë në sy duke i përlotur edhe më shumë të gjithë të pranishmit në këtë ceremoni mortore. Të shumta ishin falënderimet për të gjithë që ishin prezentë, por dhe për institucionet e komunës të cilat ishin ndodhur shumë pranë familjes. Markeliano Aniaj mbaroi shkollën dhe filloi punë në një fabrikeë ku shumë kolege e kolegë të tij shprehnin fjalët më të mira për të dhe familjen- thotë Landi Hajazi, Përfaqës i Emigracionit në Cremona, por dhe i afërm i familjes që shkoi bashkë me Babain për t’i dhënë lamtumirën ëngjëllit 25 vjeçar. Ceremonia mortore u mbajt nga kisha e qytetit në oren 14:00 dhe prej aty ne varrezat e qytetit. “Një jetë e re që ikën është gjithmonë dhimbje për të gjithë”, “Lamtumirë engjëll i vogël, pushofsh në paqe”, “Na mbro nga atje lart…”, “Një djalë shumë i ëmbël”, “Po më qan zemra”. Këto kanë qenë disa prej mesazheve ngushëlluese që janë shfaqur orët e fundit, pasi u përhap lajmi për vdekjen e tij të parakohshme.