Horoskopi për sot

Horoskopi për sot

544
0

Dashi

 

Dëshironi të keni më tepër mirëkuptim me personin e zemrës, që do t’ju kuptojë menjëherë dhe do t’ju dëgjojë. Keni përkrah një partner vërtet të veçantë. Do të zgjeroni rrethin e të njohurve dhe do të krijoni kontakte të shumta me njerëz të ditur.

 

Demi

 

Nëse në të kaluarën jeni tërhequr për të qenë vetëm, tashmë keni dëshirë të zbaviteni në grup, duke pranuar çfarëdolloj ndryshimi. Ndryshojini pikëpamjet tuaja për t’ju përshtatur atyre të partnerit, nëse nuk janë të njëjta.

 

Binjakët

 

Tensionet e lidhura me probleme profesionale do të lehtësohen vetëm nga ëmbëlsia e personit të zemrës, që sot do të jetë më e theksuar. Nuk ndiheni të qetë brenda vetes, sepse nuk arrini të zgjidhni midis dy pretendentësh që ju kanë magjepsur.

 

Gaforrja

 

Kini kujdes dhe mos i hidhni shumë benzinë zjarrit të lojërave të pushtetit dhe keqkuptimeve. Jini të drejtpërdrejtë, të sinqertë dhe do të arrini shpejt të gjitha objektivat që i keni vënë vetes. Kërkoni qartësi në raportet në punë.

 

Luani

 

Më të paqtë dhe më pak agresivë, edhe pse duhet të qortoni dikë që nuk është shumë i vëmendshëm. Vëreni veten gjithmonë në pozicionin e tjetrit përpara se ta kritikoni. Në çastin e duhur do të dini gjithmonë t’i rimerrni në dorë frerët e situatës.

 

Virgjëresha

 

Mund të keni ndonjë dhembkë dashurie. Ndoshta duhet të pyesni veten nëse pak a shumë në mënyrë të pavetëdijshme, nuk jeni ju që i kërkoni shqetësimet… Marsi në bashkëveprim me Venusin do t’ju favorizojë në ndërmarrjen e projekteve të reja. Filloni punën menjëherë.

 

Peshorja

 

Një e fshehtë sot, një fshehtë nesër, rrezikoni të mos mbani më mend se cila është kështjella e fantazisë që keni ndërtuar. Më mirë të ktheheni në realitet. Nëse keni në mendje një lidhje nga e kaluara, mos u angazhoni për të ardhmen, madje as në të tashmen.

 

Akrepi

 

Nëse nuk jeni të sigurt për ndjenjat tuaja, mos hyni në lojë, sepse rrezikoni të krijoni ndonjë situatë të pakëndshme, për të cilën mund të pendoheni. Përpara se t’i futeni kokë e këmbë një ndërmarrjeje, do të ishte mirë të vlerësonit të mirat dhe të këqijat.

 

Shigjetari

 

Për sa u përket ndjenjave, duhet të zgjidhni me zgjuarsi personat që frekuentoni, nëse nuk doni të humbni kohë me lidhje që nuk ju përmbushin. Do të kuptoni se realiteti, të cilit me raste prireni t’i shmangeni, është më i mirë sesa ëndërrimi.

 

Bricjapi

 

Nëse jeni duke jetuar një histori të bukur dashurie, bëni kujdes për të mos komplikuar atë që është e thjeshtë dhe e drejtpërdrejtë. Kush është beqar ka mundësi të shkëlqyera për një takim të këndshëm. Organizoni një shëtitje në natyrë për të medituar mbi zgjedhjet tuaja më të fundme.

 

Ujori

 

Urani në bashkëveprim me Saturnin ju mbështet dhe ju dhuron intuitën dhe aftësinë për t’u marrë vesh me të gjithë, edhe me heshtje. Mos merrni përsipër shumë angazhime që e dini se nuk keni mundësi t’i menaxhoni. Mësoni të thoni ‘jo’.

 

Peshqit

 

Nuk duhet të ngadalësoni ritmin për të realizuar një projekt me sukses. Ndoshta do t’ju duhet një kohë e gjatë, por ç’rëndësi ka? Jeni në çift. Neptuni do t’ju ndihmojë të stabilizoheni dhe të ndërmerrni rrugën e qëndrueshmërisë.

Shperndaje