U kap me patenta të ish-ministrit? Biznesmeni tregon lidhjen e tij me...

U kap me patenta të ish-ministrit? Biznesmeni tregon lidhjen e tij me Tahirin

147
0

Zbardhet dëshmia e biznesmenit që u ndalua nga policia e Elbasanit më 1 nëntor pasi nuk iu bind urdhrit të efektivëve. Biznesmeni Orest Sota u kap me 800 mijë euro dhe dy dëshmi aftësie për drejtim mjeti në emër të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Ai ka rrëfyer në polici se paratë ishin të babait të tij për një pagesë. Në lidhje me dy patentat e Tahirit, biznesmeni ka thënë se i kishte harruar shoferi i tij, që ishte mik me të.

 “Paratë ishin të babait tim për një pagesë për blerje hekuri në Elbasan. Ndërsa për sa iu përket patentave në emrin e ish-ministrit, ato i harroi shoferi i tij, që është mik i imi. Ne lëvizim shpesh bashkë”, ka rrëfyer biznesmeni, shkruan “BalkanWeb”.

loading...