Horoskopi mujor për muajin dhjetor 2019

Horoskopi mujor për muajin dhjetor 2019

590
0

 

DASHI21. mars – 20. prill

Gjate këtij muaji do mbizotërojë dialogu dhe mirëkuptimi. Nuk do ju mungojnë as iniciativat për te bere rregullime ne çdo sektor. Ata qe janë ne një lidhje duhet te përfitojnë nga kjo periudhe për te folur për disa tema delikate dhe për te tejçuar disa mesazhe. Nga jave e trete mund te mendoni te largoheni dikur me partnerin dhe te kaloni çaste romantike. Beqaret do jene gjithë kohës ne humor dhe gati për te pranuar çdo ftese qe do iu behet. Kujdes! Ky nuk do jete muaj i përshtatshëm për te filluar gjera serioze. Shëndeti mund te ketë disa shqetësime te vogla, por asgjë për t’u alarmuar. Gjendja do permiresohet sa hap e mbyll sytë. Financat për fat te more do jene gjithë kohës te kënaqshme. Ne pune nuk do keni probleme, por pas datës 21 do ju behet një propozim qe nuk duhet ta humbisni për asnjë arsye.

 

DEMI21. prill – 21. maj

Këtë muaj te afërmit tuaj do mbështeten tej ju për te zgjidhur problemet qe kane dhe ndihma juaj do jete e madhe. Nëse jeni ne një lidhje muaji pa për te qene i begate dhe pasioni do ndizet fuqishëm pas javës se dyte. Do keni komunikim te mire dhe do bashkëpunoni për gjithçka. Beqaret do jene provokues ne maksimum dhe do tërheqin vëmendjen e te gjithëve. Kujdes mos shkatërroni lidhje. Për shëndetin nuk duhet te shqetësoheni shume pasi ne përgjithësi gjendja ka për te qene e mire. Buxhetin nuk do e mbani dot ne kontroll dhe kjo do ju acaroje pafund. Pranojeni ndihmën e miqve. Ne pune reflektoni disa here para se te hidhni hapa. Edhe rekomandimeve te kolegeve duhet t’ua vini veshin me tepër. Inatin kthejeni ne force për te ecur para.

 

BINJAKET22. maj – 21. qershor

Muaj i ndare ne dy periudha do jete ky për te gjithë. Nëse jeni ne një lidhje do ja kaloni për mrekulli deri javën e trete, por me pas kokëfortësia juaj dhe mungesa e tolerancës mund te sjelle debate te forta. Mos mendoni se keni gjithmonë te drejte dhe mos u përkëdhelni. Beqaret duhet t’i shfrytëzojnë ftesat qe do ju bëhen nëse duan t’i kalojnë pushimet verore ne çift. Nuk duhet te presin qe dikush t’iu trokasë ne shtëpi dhe t’iu lutet. Shëndeti do ketë disa problemet te vogla, por qe nuk duhen anashkaluar për asnjë lloj arsyeje. Ne planin financiar tregohuni te logjikshëm sepse po kryet shpenzime te pamenduara mund te mbeteni keq. Ne pune do jeni luftarake dhe me vullnet te hekurt sidomos javët e para. Pas datës 23 mund t’iu dalin disa vështirësi qe mund te kalohen vetëm me ndihmën e kolegeve te besuar.

 

GAFORRJA22. qershor – 22. korrik

Nuk duhet për asnjë moment te izoloheni ketë muaj edhe sikur t’iu dalin probleme serioze. Ata qe janë ne një lidhje nuk do kenë pakënaqësi ndaj njeri-tjetrit, por do jete ambienti dhe situata financiare qe do sjelle debate e vështirësi. Pas datës 18 mund te rilinde dalëngadalë dielli. Beqaret do e kalojnë ne plan te dyte dashurinë, te paktën tre javët e para, ndërkohë qe ditët e fundit te muajit do ju behet një propozim te cilin nuk duhet ta neglizhojnë. Shëndeti nuk do ketë probleme serioze, vetëm se nuk do keni energjinë dhe alegrine qe ju karakterizon ne përgjithësi. Ne planin financiar mos u dekurajoni dhe mos e lëshoni veten për shkak te problemeve. Flisni me specialistet dhe me siguro qe do gjeni zgjidhje. Edhe puna do jete here e mire e here me probleme. Shefat do i keni mbështetje dhe inkurajim.

 

LUANI23. korrik – 22. gusht

Ky nuk do jete një muaj shume i mire. Ambienti shpesh do nxehet dhe nuk do i përmbani dot nervat. Ata qe janë ne një lidhje nuk do kenë shume kohe për momente te ngrohta pasi partneri do jete shpesh i zënë me pune. Gjithsesi duhet te jeni te kuptueshëm dhe mos kërkoni me ngulm ato qe keni ne mendje. Beqaret do kenë plot takime, por nuk do ndihen gati te investojnë e te filloje një lidhje. Shëndeti nuk do jete gjithë kohës i mire. Mund te keni here shqetësime nga stomaku, here nga shpina e here nga koka. Financat nuk do jene aspak te mira sidomos javët e para. Vetëm pas datës 17 do e rimerrni veten. Ne pune do hasni vështirësi ne fillim dhe nuk do dini çfarë te bëni me pare. Me pas situata do filloje te stabilizohet. Mos e lëshoni veten për asnjë moment.

 

VIRGJERESHA23. gusht – 23. shtator

Këtë muaj do keni përmirësime te dukshme ne çdo sektor. Nëse jeni ne një lidhje do ndiheni me te sigurte ne krahët e partnerit dhe do pranoni te bëni çdo gjë qe ai do ju sugjeroje. Pas datës 13 do ketë akoma me tepër emocione dhe propozime fantastike. Beqaret gjate dy javëve te para do joshin pafund dhe pas datës 15 do mendojnë te hedhin hapa me tej. Do reflektojnë me kujdes ne çdo moment dhe nuk do bëjnë gabime. Shëndeti do ketë disa shqetësime te vogla por asgjë për t’u alarmuar. Javët e fundit do ndiheni me ne forme. Ne planin financiar do jeni shume konfuze dhe nuk do dini çfarë hapsh te hidhni për te stabilizuar situatën. Pranojeni ndihmën e te afërmve ose te miqve. Ne pune do jeni te organizuar dhe do ecni gjithmonë me plane. Komunikimi, maturia dhe largpamësia do jene pikat tuaja me te forta.

 

PESHORJA24. shtator – 23. tetor

Gjate këtij muaji do preferoni gjithë kohës te jeni te shteruar nga miqtë, te afërmit e te dashurit e zemrës dhe do bëni gjithçka qe marrëdhënia me ta te jete e mire. Nëse keni një lidhje do dashuroheni për mrekulli me njeri-tjetrin, nuk do bëheni xheloze kot se koti dhe do ruani një komunikim te shkëlqyer. Beqaret gjithashtu do kenë një periudhe me fat dhe nëse tregohen te vëmendshëm ne çdo moment mund te nisin edhe lidhjen qe kane ëndërruar. Sektori i shëndetit do jete gjithë kohës i privilegjuar. Aktiviteti fizik, ushqimi dhe hidratimi do jene pikat tuaja me te forta. Për financat java e pare do jete disi e paqëndrueshme, por me pas do merrni masa dhe gjendja do normalizohet. Ne pune periudha më me fat, ajo kur duhet te merrni edhe vendime është java e pare deri ne datën 9. Ne përgjithësi do jeni pozitive e do keni arritje.

 

AKREPI24. tetor – 22. nëntor

Këtë muaj do ju ndryshoje shpesh humori dhe here do jeni optimiste e here pesimiste. Ne disa momente do lumturoheni e do qeshni e ne disa te tjera do mbylleni ne vetvete e do mërziteni. Te dashuruarit shpesh do bëjnë skena te tepruara xhelozie dhe mund te debatojnë ashpër me atë qe kane ne krah. Ne disa momente besimi ndaj njeri-tjetrit do humbasë plotësisht, megjithatë për fatin e mire pas datës 25 situata do ndryshoje për mire. Beqaret do kenë plot mundësi njohjeje, por prej sjelljes se tyre do varet e ardhmja me ta. Shëndeti do ketë disa probleme te vogla javën e dyte. Kujdes me tepër duhet te bëjnë personat qe vuajnë nga ndonjë sëmundje kronike apo qe nuk e durojnë dot te nxehtin. Financat nuk do arrini dot t’i mbani vete te stabilizuara, kështu qe kërkoni sa me pare ndihme nga specialistet. Ne pune here pas here do jeni te paduruar dhe do bëni gabime te pafalshme.

 

SHIGJETARI23. nëntor – 21. dhjetor

Ky muaj ka për te qene i ngrohte dhe i begate. Ne pjesën me te madhe te kohës do qeshni dhe do ndiheni te lumtur. Ata qe janë ne një lidhje do i ndreqin qe javën e pare gabimet e bëra dhe do e ndryshojnë për mire mënyrën e te sjellit. Pas datës 10 një periudhe plot shkëlqim do filloje për ta dhe lumturia do jete me e madhe. Beqaret do jene te turpshëm dhe do ngurrojnë te hedhin hapa deri ne momentin kur do e shohin se dikush tjetër po ua rrëmben atë qe pëlqejnë. Java e trete do jete java e marrjes se vendimeve te mëdha. Shëndeti mund te ketë ndonjë luhatje te vogël, por ne tërësi do jete i kënaqshëm. Kujdes vetëm me yndyrat e tepruara. Sektori i financave do mbetet i mire për aq kohe sa ju te mendoheni para se te shpenzoni. Ne pune do mundoheni gjithë kohës te arrini atje ku dëshironi dhe do ja dilni.

 

BRICJAPI22. dhjetor – 20. janar

Edhe pse do ju dalin here pas here probleme ne çift gjate këtij muaji, ju do e merrni çdo gjë me qetësi dhe do gjeni një zgjidhje. Ata qe janë ne një lidhje Do i mendojnë gjerat shume me seriozisht dhe do mendojnë te krijojnë edhe diçka serioze. Javën e trete mund te gjenden përballë një dileme te vështirë, megjithatë serish do e gjejnë një zgjidhje. Beqaret nuk duhet te tregohen shume kërkues sepse njerëz perfektë e pa te meta nuk do gjejnë askund. Gjendja shëndetësore do vije duke u përmirësuar jave pas jave. Pas datës 20 do ndiheni plot energji si dikur. Sektori i financave do mbetet i kënaqshëm sepse gjithmonë do bëni llogari para çdo shpenzimi. Ne pune do i bëni gjerat dalëngadalë, por do hidhni hapa te sigurta. Shefat do ju vlerësojnë tej mase edhe për strategjinë qe do ndiqni.

 

UJORI21. janar – 19. shkurt

Gjate këtij muaji do jeni shume te vendosur për te larguar nga vetja njerëzit qe nuk ua duan te mirën edhe pse mund te tregojnë te kundërtën. Nëse jeni ne një lidhje dhe ajo është e qëndrueshme, nuk priten vështirësi, por nëse ajo ka pasur se fundmi tronditje, edhe ky muaj nuk do jete shume i qete. Mire është qe para se te merrni vendime te pyesni miqtë me te afërt. Beqaret do i kenë yjet aleate shume te forte dhe kane për ta bere për vete atë qe pëlqejnë. Shëndeti do jete akoma me i mire nga sa ju e kishit menduar. Do ndiheni mire me veten dhe nuk do keni asnjë lloj shqetësimi. Financat do kenë goxha përmirësime pas javës se pare dhe mund te bëni edhe investime. Ne pune dy javët e para mund te kenë edhe sfida e vështirësi, por me vone çdo gjë do normalizohet Ata qe punojnë ne kompani private do jene me te privilegjuar.

 

PESHQIT20. shkurt – 20. mars

Ky do jete një muaj përgjithësisht pozitiv dhe i qete. Nuk priten sfida te vështira apo probleme ne te gjithë sektorët. Ata qe janë ne një lidhje do jene shume me bashkëpunues dhe do dine te bëjnë zgjedhjet me te mira për te dy. Konfliktet e mëparshme do i lënë pas krahëve dhe do fillojnë disa projekte te përbashkëta. Beqaret do jene me më shume fat se kurrë me pare dhe jeta do ju ndryshoje qe javën e pare. Shëndeti do jete shume me i mire nga me pare. Do e rigjeni dinamizmin dhe do merrni fryme me lirisht. Edhe ata qe kane pasur shqetësime nga shpina ose barku do jene me ne forme. Financat do kenë disa tronditje te vogla, por ne tërësi muaji do jete i begate. Mund ta bëni edhe ndonjë investim. Ne pune do jeni ambicioze pafund dhe nuk do ndaleni derisa te arrini qëllimin final.