Horoskopi javor nga PAOLO FOX, Zbuloni ç’thonë yjet për datat 13-19 prill

Horoskopi javor nga PAOLO FOX, Zbuloni ç’thonë yjet për datat 13-19 prill

1284
0

Dashi

Ju pret një javë e ngarkuar dhe me të papritura. Keni rishikuar planet tuaja dhe mbase keni anuluar një udhëtim apo keni ndryshuar rutinën. Ndieni nostalgji për kohët e shkuara, atëherë kur gjithçka ishte më e lehtë. Gjatë ditëve në vazhdim vëmendja juaj do të jetë e përqendruar te çështjet ekonomike dhe të punës. Ata që kanë mbyllur një aktivitet privat apo që kanë humbur vendin e punës nuk duhet të dëshpërohen. Nuk përjashtohen ofertat e reja, të cilat duhen kapur fluturimthi. Mos u mërzitni, sepse vera është pranë.

Demi

Ditët më të mbara të javës do të jenë ato nga e enjtja e tutje. Kjo gjendje amullie do t’ju bëjë të ndiheni të rënduar, por do të ketë dhe raste kur s’do të dini ku të përplasni kokën. E dëshironi me gjithë shpirt një ndryshim pozitiv, por gjatë ditëve në vazhdim dikush do t’ju kontaktojë dhe do të merrni një lajm që do t’ju prekë thellë. Në aspektin shëndetësor është e këshillueshme që të ushqeheni me produkte të stinës dhe të pini më shumë ujë se zakonisht. Thojini “jo” ëmbëlsirave dhe të kripurave. Dashuria mund të jetë sërish protagoniste, mjafton të bëni gjithçka keni në dorë. Yjet do të jenë udhërrëfyesit tuaj.

Binjakët

Yjet thonë se këtë javë diçka do t’ju shkundë, duke ju zgjuar nga letargjia në të cilën keni rënë prej kohësh. Druheni se s’do të mund t’i riktheheni jetës së mëparshme. Pas disa muajsh do t’ju ndodhë diçka e rëndësishme. Zhvilloni një pasion të ri, dilni jashtë kornizave dhe mësoni të bëni diçka të pazakontë dhe emocionuese. Me internetin në dispozicion gjithçka është e mundur, madje dhe që të njihni njerëz të rinj dhe të bëni blerje. Do të ndiheni të qetë shpirtërisht dhe do të keni ndryshime në aspektin ekonomik brenda ditës së diel. Gjatë këtyre ditëve mund të merrni një surprizë.

Gaforrja

Sipas parashikimit të yjeve, përgjatë këtyre ditëve do të jeni shumë të ngarkuar me punë, sidomos për shkak të gjërave që i keni shtyrë prej kohësh. Këto kanë qenë ditë me të vërtetë të vështira, të udhëhequra nga ankthi. Dikush është përballur me reduktim të pagës, të tjerë kanë mbetur të papunë dhe e nesërmja është bërë e pasigurt. Bëhuni të fortë dhe organizohuni më mirë, duke i hedhur hapat me radhë. Mos u shkurajoni nëse do t’ju duhet t’ia nisni nga e para, sepse jeni një shenjë plot me cilësi dhe virtyte. Prandaj organizojeni më mirë agjendën tuaj, duke i programuar angazhimet përgjatë gjithë harkut kohor të javës. Mos lini të kalojë në plan të dytë as dashuria, familja dhe mirëqenia juaj psikofizike. Mos harroni, mendja e shëndoshë në trup të shëndoshë.

Luani

Gjatë kësaj jave nuk do të jenë të favorizuara lidhjet dashurore, duke qenë se ato tani kanë kaluar në plan të dytë. Ata që i kanë marrë masat që më parë, tani do të shijojnë frytet. Për të realizuar qëllimet është e rëndësishme që të tregoheni shumë këmbëngulës, edhe pse këto kohë nuk janë shumë premtuese. Ata që do të tregohen pesimistë, nuk do të kenë asnjë ndryshim në gjendjen e tyre aktuale. Qëndrimi negativ do të sjellë rezultate negative. Prandaj është e rëndësishme të ndryshoni mentalitet. Kushtojani kohën tuaj gjërave më të rëndësishme e pozitive. Besojini intuitës suaj. Ata që adhurojnë gatimin, do të jenë kaq të frymëzuar, sa do të marrin komplimente të shumta.

Virgjëresha

Do të jeni gjatë këtyre ditëve energjikë dhe pasionantë. Do të ndiheni të përkëdhelur në familje. Kush nuk ndihet rehat, duhet të bëjë durim, sepse për momentin ndryshimet janë të pamundura. Shikoni përreth jush. Me siguri që keni shumë gjëra për të bërë. Mos u bëni parukierë të vetes, por prisni një javë më të favorshme për të rregulluar pamjen e jashtme. Të hënën do të keni rastin të shtroni një drekë të shijshme. Kujdes nga shpërthimet e çastit, sepse askush nuk do t’ju vijë në ndihmë.

Peshorja

Yjet parashikojnë që kjo do të jetë një javë shumë e rëndësishme, gjatë së cilës shumë gjëra do të ndryshojnë. Më në fund disa çështje do të shkoklaviten. Nëse gjatë ditëve të kaluara një problem ju ka vënë përfund, më në fund tani mund të merrni frymë të lehtësuar. Megjithatë, duhet të vazhdoni të tregoheni të kujdesshëm dhe të mos merrni asgjë për të mirëqenë. Të hënën do të kaloni një ditë ndryshe nga të tjerat dhe deri ditën e diel do të përjetoni emocione të tjera pozitive. Do të keni një mirëkuptim më të madh me partnerin. Nuk është e thjeshtë të shkosh mirë me dikë, sidomos në kushtet e izolimit. Pritet që të keni të reja në aspektin ekonomik. Do të bëni dhe shpenzime në internet.

Akrepi

Ndryshe nga herët e tjera, kjo javë pritet që të jetë plot gjallëri. Mund të merrni një lajm tronditës, por gjithçka varet nga fakti si do të reagoni. Këto janë kohë të vështira dhe duket sikur gjithçka ka marrë rrokullimën. Por durimi është virtyti i të fortëve dhe i fitimtarëve. Kthejeni vëmendjen nga vetja juaj dhe një pjesë të mirë të kohës kushtojani meditimit. Shfrytëzoni atë kohë që nuk ju mjaftonte asnjëherë për shkak të punëve të shumta. Mos u stresoni, sepse një ditë kjo gjendje do të përfundojë.

Shigjetari

Javën e ardhme, deri më datë 19 prill, do të ndiheni më të qetë dhe më pak të shqetësuar se zakonisht. Do të keni përse të gëzoheni dhe të emocionoheni, sidomos çiftet e reja që vetëm prej pak kohësh kanë filluar bashkëjetesën apo që tani së fundmi janë bërë prindër. Në përgjithësi ky ka qenë një fillim viti i ndërlikuar dhe ende s’e keni idenë si do të përfundojë. Mendoni gjithmonë për më të keqen. Ditët në vazhdim do të jenë të qeta, por kujdes nga të papriturat që mund të shfaqen në çdo moment. Bëni plane për të ardhmen, sepse së shpejti stuhia do të qetësohet dhe do t’ju duhet t’ia nisni nga e para. Nuk jeni të vetëm në këtë situatë.

Bricjapi

Siç i thonë një fjale, vit i brishtë, situatë e trishtë. Ankesat janë shtuar e mbase i druheni më së keqes. Por mjaft më me pesimizëm, kjo është java e duhur për të reaguar. Së shpejti do të vijë vera, prandaj do të bënit mirë të nisnit një dietë të ekuilibruar dhe të shtonit lëvizjet, nëse doni që t’ju gjejë në formë. Edhe brenda mureve të shtëpisë është e mundur që të bëni aktivitet fizik, mjafton të shikoni përreth. Fati ndihmon më të guximshmit dhe vetëm ata që do të guxojnë do të mund të shohin rezultate.

Ujori

Jini optimistë, sepse kjo javë do t’ju sjellë gjëra pozitive dhe risi të shumta. Gjatë ditëve në vazhdim gjërat do të fillojnë më në fund të lëvizin dhe ju do të keni mundësi ta merrni veten. Me kalimin e kohës gjithçka do të zgjidhet. Kush ndalon, është i humbur. Prandaj mos u dorëzoni asnjëherë përpara vështirësive të jetës. Çiftet e reja do të bëjnë sërish projekte premtuese. Ata që kanë prerë ditën e dasmës për në maj, duhet të rishikojnë disa gjëra.

Peshqit

Yjet parashikojnë që deri më datë 19 prill ju presin të reja pozitive, duke ju kthyer kësisoj humorin e mirë. Pas muajsh të tërë të mbushur me vështirësi, do të filloni ta merrni veten. Pas disa kohësh që jeni ndier të humbur, tani do të shikoni më në fund dritë në fund të tunelit. Qetësohuni dhe mendoni dhe për pamjen e jashtme. Edhe brenda mureve të shtëpisë mund të argëtoheni, mjafton ta lini të lirë fantazinë apo dhe të bëni blerje në internet, pasi ju adhuroni të shpenzoni para.