Horoskopi javor nga Paolo Fox, zbuloni ç’kanë parashikuar yjet për datat 21-27...

Horoskopi javor nga Paolo Fox, zbuloni ç’kanë parashikuar yjet për datat 21-27 nëntor

19
0

Dashi: Kjo javë është shumë premtuese, veçanërisht në aspektin profesional. Në fushën sentimentale mund të ketë disa probleme të vogla kalimtare, ndërsa në punë nuk do të mund të ankoheni për asgjë. Mund të merrni një lajm të shkëlqyer, që do t’ju sjellë buzëqeshjen, duke ju mundësuar edhe realizimin e disa ëndrrave.

 

Demi: Do të përjetoni një periudhë emocionuese, gjatë së cilës do të merrni shumë lajme të mira. Edhe në dashuri, edhe në punë gjithçka do t’ju shkojë mirë dhe kjo do t’i japë Demit mundësinë për të shkëlqyer në disa fronte. Megjithatë, mos u tregoni të shkujdesur, sepse disa konflikte mund të përfundojnë në grindje.

 

Binjakët: Kjo javë e re e nëntorit nuk duket të jetë ndër më premtueset. Yjet do t’ju favorizojnë në aspektin e ndjenjave, ndërsa në planin ekonomik dhe atë të punës mund të hasni në situata të ndërlikuara dhe ndonjëherë të pakëndshme për t’u përballur. Nuk është aspak turp të kërkosh ndihmë.

 

Gaforrja: Kjo javë e re e nëntorit shënon ardhjen e një periudhe jo fort të gëzuar për Gaforret. Monotonia dhe mërzia mund t’ju pushtojnë, dhe nëse nuk do të ishin ato nota pasioni që përfshijnë Gaforren dhe partnerin në momente të ndryshme, të njëjtin fat mund të pësonte edhe sfera sentimentale.

 

Luani: Periudha në fjalë do t’i shërbejë Luanit që të ndalet një moment për të reflektuar dhe analizuar me kujdes situatat e ndryshme që do të zbulohen gjatë rrugës. Rikuperimi i energjive tuaja fizike dhe mendore është më se i nevojshëm, veçanërisht në ditët si ato që do të vijnë. Ata që duan të realizojnë një projekt do të bënin më mirë të prisnin të vinte fundjava.

 

Virgjëresha: Venusi do të mbizotërojë në shenjën tuaj gjatë gjithë javës në vijim, duke ju dhuruar momente interesante dhe intensive në dashuri. Të jesh në gjendje të plotësosh kërkesat e partnerit nuk do të jetë e komplikuar, ashtu siç nuk do të jetë e vështirë të marrësh vëmendjen e dëshiruar. Në punë situata paraqitet pak më e vështirë, por asgjë shumë shqetësuese.

 

Peshorja: Java e re e nëntorit do të rezultojë interesante edhe për shenjën e Peshores. Në dashuri nuk do të ketë asgjë për t’u ankuar, si në aspektin sentimental ashtu edhe në atë seksual. Edhe në sferën profesionale do të merrni kënaqësi të mëdha. Rritja e rrogës ose ngritja në detyrë do t’ju sjellë gëzim dhe qetësi.

 

Akrepi: Pritet që kjo të jetë një ndër javët më pozitive për të lindurit e Akrepit. Gjithçka do t’ju shkojë mirë në sferën sentimentale, edhe nëse do të mungojë pasioni i fortë. Në punë do të merrni propozime të mira, por duhet të shmangni debatet, në mënyrë që të arrini të ruani qetësinë.

 

Shigjetari: Java e re e nëntorit mund të rezultojë me fat nga këndvështrime të ndryshme. Si në dashuri ashtu edhe në punë mund të merrni lajme interesante, që do t’ju sjellin buzëqeshjen. Në momente të tilla do të ishte mirë që të ndani sukseset tuaja me të dashurit.

 

Bricjapi: Është koha të nxirrni kthetrat. Në vendin e punës do të keni shumë për të bërë dhe do t’ju ofrohen mundësi të ndryshme që të mund të shpalosni aftësitë tuaja. Ndërsa në aspektin e ndjenjave dhe të lidhjeve gjërat mund të mos shkojnë siç shpresoni. Mjafton vetëm pak për t’ju kthyer mërzinë dhe monotoninë.

 

Ujori: Pritet që kjo javë e re e nëntorit të jetë e mbarë për të lindurit e Ujorit. Mund të merrni një lajm të mirë si në aspektin profesional edhe në atë sentimental. Do ta keni të lehtë të ndërmerrni hapin e radhës në marrëdhënien tuaj, ashtu siç do ta keni të lehtë të përfitoni një ngritje në detyrë apo një rritje page në vendin e punës.

 

Peshqit: Tashmë rrugën e keni të shtruar dhe nuk ju mbetet veçse të bëni përpara. Do t’ju ofrohen mundësi të shumta si në aspektin sentimental edhe në atë profesional gjatë kësaj jave të re dhe interesante. Duke u rrethuar nga njerëz të besuar për të ndarë sukseset tuaja, do t’ju ndihmojë të jeni në humor të mirë dhe të keni vetëvlerësim të lartë.