Horoskopi, e mërkurë 17 maj 2017

Horoskopi, e mërkurë 17 maj 2017

601
0

Dashi

 

Në kohën e lirë që keni në dispozicion gjatë kësaj të mërkure do të mundohuni ti jepni zgjidhje një situatë delikate. Në aspektin  privat do të keni dyshime, por që do ti qartësoni gjërat pas një komunikimi me tone të ulëta. Në punë do keni bashkëpunim të shkëlqyer me kolegët. Shëndeti do jetë i mirë.

 

Demi

 

Gjatë ditës së sotme do të merrni një lajm pozitiv në aspektin profesional. Dinakëria nuk ju mungon, sidomos kur në punë duhet të shfaqni veten. Intuita e mirë, ju garanton suksesin maksimal pa u sforcuar. Në dashuri evitoni tonet e ashpra me partnerin/en, dhe bisedoni me qetësi. Kujdes me shëndetin.

 

Binjakët

 

Gjatë ditës së sotme aspektet yjore do të jenë mjaft pozitive, kështu që parashikohen të reja të këndshme në dashuri. Propozime të reja do të vijnë në mbrëmje dhe mund t’iu gjejnë të papërgatitur, por do e gjeni zgjidhjen. Në ambientin e punës duhet të luftoni me një person, për të arritur ato çka dëshironi.

 

Gaforrja

 

Në planin afektiv do të keni nevojë të shpërbleheni. Mos i humbni mundësitë e mira për të bërë njohje të reja. Tregohuni guximtarë dhe kërkoni dikë që ashtu si ju, e vlerëson lirinë e një raporti në çift. Në ambientin e punës mos u nxitoni por qëndrojuni principeve tuaja, e do të shikoni që me kalimin e kohës çdo gjë do të ecë në drejtimin e duhur.

 

Luani

 

Duhet të jeni të kujdesshëm, pasi çdo gabim i vogël  mund t’ju rrezikojë në punë. Jepni maksimumin tuaj në projektet që keni marrë përsipër. Në planin afektiv, do të keni mbështetjen e partnerit/es, edhe pse as vetë nuk do të jeni të bindur në objektivat që i keni vendosur vetes suaj.

 

Virgjëresha

 

Gjatë ditës së sotme, do të keni një mundësi mjaft të madhe  për të ndryshuar. Në planin afektiv përtej një faze kritike nuk do të bëni asgjë për të ndihmuar partnerin/en tuaj sot. Ata që janë vetëm bëjnë mirë të përfitojnë nga orët e lira për të rizgjuar emocionet ose për të kërkuar shpirtin e tyre binjak.

 

Peshorja

 

Do të ndjeni një lodhje të akumuluar prej kohësh duke preferuar të pushoni sot larg njerëzve tuaj të afërt. Në aspektin afektiv mund të mbështeteni tek vendimet që partneri/ja juaj do të marrë. Së fundmi nuk mund të mohohet që jeni të mbushur nga dyshimet. Bëni më shumë qartësi në zemrën tuaj dhe dëgjoni këshillat e personave që ju njohin.

 

Akrepi

 

Këtë të mërkurë mund ti dedikoheni një pushimi të shkurtër larg nga rutina e zakonshme. Në aspektin afektiv do të keni gjithë vëmendjen e partnerit/es tuaj. Dashuria lundron në ujëra të qeta, por rezervon kënaqësi shumë të mira për ju. Kujdes tregoni me shëndetin, koha aspak favorite për ju.

 

Shigjetari

 

Në ambientin e punës diçka do ju shqetësojë gjatë kësaj dite dhe do ju duhet ndihma e kolegëve për t’ja dalë mbanë. Në aspektin afektiv tensionet do të largohen, kështu që do të kaloni një mbrëmje romantike. Ata që janë vetëm do preferojnë të mbajnë të njëjtin status.

 

Bricjapi

 

Mos u influenconi nga miqtë që ju rrethojnë, por veproni sipas asaj që ju mendoni. Në aspektin afektiv do të kaloni një ditë të qetë dhe një mbrëmje të bukur përkrah njeriut të zemrës. Në punë mundi juaj do të shpërblehet dhe kjo do ju sjellë përfitime financiare.

 

Ujori

 

Do të takoni miq të vjetër të cilët do ju përfshijnë në një mbrëmje të pazakontë dhe kjo do ju bëjë të ndjeheni mirë. Në aspektin afektiv evitoni debatet me partnerin/en për t’i kursyer vetes mërzitje. Në planin financiar do arrini t’i mbani nën kontroll të ardhurat edhe pas disa shpenzimeve.

 

Peshqit

 

Këtë të mërkurë do të jeni mjaft të hapur duke i thënë gjërat ashtu siç ju i mendoni. Në aspektin privat do të mbroni një investim të rëndësishëm edhe pse keni shpenzuar shumë deri tani. Megjithatë mos u tregoni shumë impulsiv, pasi në të kundërt rrezikoni të hidhni ndonjë hap të gabuar. Ndryshe paraqitet situata në sferën e punës, ku pritet të ketë propozime të reja.

 

Shperndaje