HOROSKOPI e dielë, 15 dhjetor 2019

HOROSKOPI e dielë, 15 dhjetor 2019

472
0

Dashi

Kjo fundjavë do të shënojë një rënie të ndjeshme nga pikëpamja emocionale. Qielli parashikon rikuperime, por vetëm për javën në vijim. Nëse ka tensione, bëni durim pasi situata është kalimtare. Për gjithë ata që presin një lajm, fundi i muajit do të dhurojë surpriza të bukura.

Demi

Kjo e diel do të sjellë mjaft ndihmë për të lindurit e kësaj shenje. Dhjetori do të jetë shumë më i mirë krahasuar me nëntorin. Në punë dhe në dashuri, nëse duhet të çoni përpara disa çështje të mbetura pezull, veproni me kujdes. Tregohuni të matur me shpenzimet, pasi së fundmi keni pasur shumë dalje.

Binjakët

Shumë shpejtë duhet të bëni disa llogari, sidomos lidhur me situatat të cilat i keni të vështira për tu menaxhuar. Dita parashikohet interesante lidhur me ndjenjat, për shkak të ndikimit të favorshëm të Venusit. Kush duhet të çojë përpara një projekt, është mjaft i favorizuar nga yjet. Shumë shpejtë do të arrini një synim që i keni vendosur vetes, por kjo gjë do të varet nga energjia juaj.

Gaforrja

Jeni duke jetuar një situatë konfliktuale qysh prej fillimit të muajit. Gjatë muajve të fundit keni mbyllur një çështje interesante dhe ju është dashur që të merreni me situata të komplikuara për tu menaxhuar. Mirëpo tashmë do të keni mundësi për të rikuperuar.

Luani

Ky është muaji i forcës në dashuri. Gjërat do të ecin ndryshe, ku do të ketë ndonjë ngadalësim në çështjet ekonomike. Shumë nga të lindurit e kësaj shenje do të marrin kënaqësi në punë dhe ndoshta edhe ndonjë detyrë të re. Kush ka nisur një angazhim të ri, do të ndihet disi i lodhur, kjo edhe për shkak të vështirësive ekonomike. Gjatë kësaj të diele, parashikohet diçka speciale sa i takon ndjenjave.

Virgjëresha

Projekte të mëdha ju presin në periudhën në vijim. Dëshira për të ndryshuar dhe për të jetuar emocione të reja, bëhet gjithnjë e më e fortë. Kush ka jetuar një krizë javëve të fundit, tashmë do të jetë më mirë. Gjithsesi do ju duhet që t’i bëni llogaritë me ndonjë çështje që kërkon përfundime të shpejta.

Peshorja

Kjo e diel do të jetë relativisht e qetë, veç mundohuni që të flisni më pak. Në ditët e kaluara, ka pasur diçka që ju ka acaruar. Sa i takon formës fizike, rikuperimi do të jetë i ndjeshëm. Bëni mirë që të vlerësoni çdo takim. Kjo është një periudhë e favorshme dhe do të zgjasë disa ditë.

Akrepi

Disa mendojnë se dashuria e vërtetë është ajo që shkakton vuajtje dhe për këtë arsye kërkojnë njerëz tërësisht të lirë. Por pavarësisht të gjithave, kjo është një periudhë e dashurive të mëdha dhe pasioneve që e bëjnë zemrën të rrahë fort.

Shigjetari

Mesi i muajit do të sjellë shumë fat në dashuri, në takime dhe në miqësi. Nëse duhet të bëni për vete dikë, ky është momenti i duhur. Megjithatë këto ditë do të jenë të ngarkuara me përgjegjësi të rënda.

Bricjapi

Lëreni mënjanë nacionalitetin, pasi në dashuri duhet ta lini veten të udhëhiqet nga instinkti. Jeni përballur me muaj të vështirë, por dikush mund të gjejë një rrugë zgjidhje ndaj lidhjeve komplekse, megjithëse nuk do arrini që të rrini larg dashurisë. Edhe nëse jeni përballur me një ndarje, mund të shkohet larg, mjafton që të keni vullnetin e mirë.

Ujori

Ky është një muaj i veçantë. Kush do të udhëtojë, do të përjetojë momente elektrizuese. Historitë që do të lindin tani, do të përballen me disa dyshime, shkruan noa.al. Çiftet e formuara prej kohësh, do të përjetojnë distancë emocionale ose për shkaqe pune.

Peshqit

Do të ketë një vullnet të mirë i cili do të reflektohet në raportet në çift ose ato miqësore. Janë ditë të cilat kanë një rëndësi të madhe. Do të ndiheni më mirë edhe fizikisht. Do e keni më të lehtë që të bëni takime. Brenda fundit të vitit do të ketë zhvillime pozitive, për shkak të ndikimit të favorshëm të Hënës.

Shperndaje