Horoskopi ditor për nesër, e hënë 6 prill 2020

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 6 prill 2020

639
0

Ky është horoskopi për ditën e hënë 6 prill 2020. Njihuni me parashikimin e yjeve për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje.

Dashi

Disa fjalë në lidhje me punën do të arrijnë në veshët tuaj. Ndoshta do të dëgjoni që kompania do të shitet apo po kalon një krizë. Ju do të shqetësoheni dhe nuk do të dini se ku të qëndroni. Para se të dilni në një konkluzion, telefononi dikë për të mësuar të vërtetën. Ndoshta gjithçka keni dëgjuar është thjesht thashethem.

Demi

Disa ide brilante për projekte krijuese do të vijnë në mendjen tuaj gjatë ditës. Nëse nuk i shkruani menjëherë, do ti harroni dhe nuk do ti kujtoni më asnjëherë. Megjithatë, mund të keni një ditë plot nerva dhe mendja juaj nuk do arrijë të përqendrohet. Por mos u dorëzoni, mund ta përballoni këtë.

Binjakët

Një person me të cilin punoni, ndoshta një grua mund të largohet pa njoftim apo arsye konkrete. Kjo mund t’ju bëjë konfuzë dhe do të gjeni veten në mes të mendimeve nëse ndryshimet kanë lidhje me kompaninë, për të cilat ju nuk jeni në dijeni. Provoni të mësoni ekzaktësisht përse ky person është larguar. Nëse nuk mund ta pyesni atë në mënyrë të drejtpërdrejtë, pyesni dikë që ka dijeni. Kjo është e rëndësishme që t’ju çlirojë nga ankthi.

Gaforrja

Një person për të cilin keni dashur të dëgjoni për një kohë të gjatë, ndoshta një mik i vjetër që jeton larg mund t’ju telefonojë sot. Do të jeni të lumtur nëse e merrni mesazhin por mund të rezultojë në një lojë zhgënjyese telefoni gjatë ditës. Mos u zemëroni aq sat ë hiqni dorë. Vazhdoni të përpiqeni. Në fund të ditës do të jeni të lumtur.

Luani

Një ëndërr e pazakontë mund të prishë gjumin tuaj natën. Kur zgjoheni dhe të përqendroheni në botën e vërtetë, mund të duket e çuditshme dhe nuk do e merrni seriozisht. Sidoqoftë, shkruajeni në një letër. Pasi të kalojë pak kohë, lexojeni dhe mundohuni ta kuptoni. Ëndrra po përpiqet t’ju tregojë diçka për një situatë specifike në jetën tuaj, megjithëse në një mënyrë të çuditshme.

Virgjeresha

Një koleg apo një partner romantik mund të jetë mos në humor sot. Prandaj, mund ta keni të vështirë ta përballoni këtë person. Ju mund të irritoheni dhe të pyesni veten nëse ia vlen gjendja emocionale që po ju shkakton. Kjo gjendje shpirtërore do të kalojë. Mundohuni të mos përfshiheni shumë dhe ditën e nesërme, çdo gjë do të jetë normale.

Peshorja

Në ditë të zakonshme, ju keni shumë intuitë por aftësitë e tua duket se do të zhduken. Nëse shihni fallin, mos lini asnjë orar për sot. Kjo nuk do të thotë se aftësitë tuaja janë bllokuar, por nuk do të jenë aq të afta sa zakonisht. Nga ana tjetër, imagjinata juaj nuk do të jetë aq e besueshme. Mos u shqetësoni sepse nesër do të rregullohet gjithçka.

Akrepi

Sot do ju vijnë disa lajme shqetësuese për një mik. Ndoshta është e vërteta, por faktet duken pak të shtrembëruara, prandaj mnd të mësoni se gjtihçka është thashethem. Telefononi dikë për të mësuar çfarë nuk shkon dhe verifikoni faktet.

Shigjetari

Sot mund të merrni një pushim që do të sjellë disa para shtesë në rrugën tuaj. E keqja është se mund t’ju duhet të punoni orë shtesë dhe kjo do të shkaktojë probleme në jetën tuaj personale. Anëtarë të familjes mund të jenë të pakënaqur. Duhet ti thoni se vendimi mund të mos jetë i përshtatshëm për të gjithë, por në planin afatgjatë do të dalin të gjithë të kënaqur.

Bricjapi

Një vizitë e papritur nga dikush që jeton larg do të shtyjë axhendën tuaj. Ndonëse do të jeni të lumtur, do të duhet të bëni shumë telefonata për të anuluar apo shtyrë mbledhje. Kur të mbaroni këtë punë, do të gjeni kohë për tu kënaqur me të mikun apo mikeshën dhe të bisedoni për orë me radhë.

Ujori

Një pengesë e papritur financiare mund t’ju bëjë që të riktheheni në fillim të kursimeve. Ndoshta një emergjencë, siç është dhimbja e dhëmbit ose prishja e makinës, kërkon një shpenzim të konsiderueshëm për të cilin nuk e kishit planifikuar. Ju ndoshta do ta gjeni një mënyrë për t’u marrë me krizën.

Peshqit

Ju mund të ndiheni të zemëruar për shkak të distancës së përkohshme me partnerin e biznesit apo të jetës. Kontakti me telefonin mund të jetë i vështirë gjithashtu, sepse të dy mund të jeni të zënë. Gjeni diçka interesante për të larguar mendimet nga kjo situatë. Mblidhni miqtë dhe shijoni kohën bashkë për të harruar gjithçka për disa momente./noa.al