Horoskopi, 25 mars 2019

Horoskopi, 25 mars 2019

517
0

DASHI

Reagoni ndaj kritikave pa u treguar të ndjeshëm, duke fituar forcë për të vazhduar më tej punën. Në planin e raporteve personale gjithçka do të shkojë mirë.

 

DEMI

Mund të verifikoni nëse aftësitë tuaja në punë janë të bazuara mbi realitetin apo optimizmi juaj ju zhgënjen. Mirëkuptimi do të jetë çelësi për të ndriçuar gjithçka rozë në raportin tuaj.

 

BINJAKET

Gjatë ditës së sotme mund të merrni një ftesë intriguese, por kini kujdes, pasi partneri mund të zbulojë gjithçka duke prishur kështu ekuilibrin në marrëdhënien tuaj. Në ambientin e punës evitoni debatinme kolegët tuaj.

 

GAFORRJA

Në ambientin afektiv, parashikohet një problem, kështu që duhet të jeni konkretë për të marrë në dorë situatën. Në ambientin e punës duhet të jeni të kujdesshëm e të ruani distancë me kolegët tuaj. Një këshillë: kini plotësisht besim në kapacitetet tuaja.

 

LUANI

Një ëndërr që deri më tani nuk keni pasur guximin as ta rrëfeni, papritur do ju realizohet. Siguria juaj do ju vendosë në qendër të vëmendjes të grupit ku bëni pjesë.

 

VIRGJERESHA

Do të zgjoheni në humor të keq. Nuk do të keni dëshirë të merreni me diçka dhe asgjë nuk do të mund t’jua tërheqë vëmendjen. Yjet ju këshillojnë të pushoni e të mos dilni nga shtëpia sot.

 

PESHORJA

Melankolikë dhe kujtimet do të bëjë që të lotoni për të kaluarën. Shtrëngoni më fort partnerin tuaj pasi do të gjeni përkrahjen që keni nevojë dhe mjaft dashuri.

 

AKREPI

Do të keni një ballafaqim të papritur me disa pengesa të aspektit financiar. Gjithçka do të kalojë vetëm pasi të keni kontrolluar të gjitha faturat e hedhura nëpër sirtarët dhe dosjet tuaja. Më pas do të keni qetësi.

 

SHIGJETARI

Do të keni mundësinë të njihni persona të veçantë në një ambient që ju pëlqen shumë. Një ftesë pune do ju vërë në pozitë zgjedhjeje midis saj dhe familjes.

 

BRICJAPI

Durim dhe ngulmim është një kombinim i keq, sidomos tani. Streset familjare mund të ndikojnë për keq në fushat e tjera të jetës tuaj.

 

UJORI

Entuziazmi,optimizmi dhe idetë e ndryshme, do të jenë armët tuaja fituese. Në kohën e lirë dëgjoni pak muzikë ose shikoni një film në shoqërinë e partnerit.

 

PESHQIT

Me parandjenjat tuaja ndihmoni të tjerët të shpëtojnë nga situata jo të këndshme. Është koha të ndërgjegjësoheni për situatat me të cilat do të përballeni. Keni më shumë influencë në ngjarje sesa mendoni.

Shperndaje