Horoskopi, 11 maj 2020

Horoskopi, 11 maj 2020

605
0

Dashi

Duket sikur personi që keni kohë që dëshironi ta bëni për vete, më në fund po vjen drejt jush. Shfrytëzojeni këtë moment dhe bëjini një ftesë. Rekomandohet një bisedë kryesisht rreth filozofive dhe ideve personale sesa diskutimi rreth rutinës së përditshme.

Demi

Ju ka ndodhur ndonjëherë që të gatuani diçka dhe nuk ju ka dalë ashtu sikurse e prisnit, ndërkohë që kishit të gjithë përbërësit e duhur? Një situatë të tillë po përjetoni edhe në jetën tuaj. Nuk ka të bëjë me faktin që ju mungon diçka, por me cilësinë jo të duhur.

Binjakët

Një romancë e nxehtë në jetën e dikujt, mund të bëjë të ndiheni xheloz. Mjaft u ankuat për atë çfarë ju mungon në jetë dhe nisni të vlerësoni ato që keni. Ka plot persona rreth jush që do të dëshironin të ishin si ti.

Gaforrja

Tregohuni të kujdesshëm në çdo fushë të jetës. Në aspektin profesional, fokusoheni tek vendimet e rëndësishme dhe jo tek thashethemet, pasi vetëm kështu mund të bëheni pjesë e çmuar e punës. Sa i përket lidhjes në çift, kushtojini më shumë rëndësi mendimit të partnerit/ partneres suaj.

Luani

Do të ndiheni plot energji gjatë ditës së sotme, çfarë do t’ju bëjë t’i shfrytëzoni të gjitha mundësitë. Nëse shihni diçka që duhet rregulluar, mos hezitoni ta bëni atë. Gjithashtu, do të keni një ide të qartë për mënyrën sesi do të funksionojnë gjërat më mirë.

Virgjëresha

Blerjet e tepërta do t’ju shkaktojnë vetëm probleme. Jo vetëm që do të shpenzoni para, por edhe do t’ju shpërqëndrojë për tu marrë me gjëra më të rëndësishme. Do të ndiheni më të kënaqur nëse përfshiheni në aktivitete të tjera.

Peshorja

Argëtimi mund të zërë pjesën më të madhe të ditës suaj sot. Flirtimi do t’ju sjellë buzëqeshje, por duhet të jeni në ndjeni që jo çdo kush do të ketë dëshirë të luajë dhe se argëtimi nuk zgjat përgjithnjë.

Akrepi

Nuk do të jeni të gatshëm për asgjë sot. Respektoni dëshirat tuaja dhe mos sforconi veten. Sa i përket aspektit financiar, nuk parashikohen ndryshime.

Shigjetari

Nuk mund të bashkoni dy persona, të cilët nuk dëshirojnë të jenë bashkë. Magneti mes dy personave nuk është diçka që mund të prodhohet apo nxitet. Mund të ndodhë në një moment të paparashikuar.

Bricjapi

Do të gjeni më shumë kohë për veten dhe do të ndiheni komod. Relaksohuni dhe shijoni kohën në dispozicion. Është momenti i duhur për të menduar rreth planifikimit të pushimeve.

Ujori

Nuk do ta keni të vështirë të kuptoni atë se çfarë po ndodh në aspektin profesional. Fatkeqësisht, kur të shkoni drejt një marrëveshjeje të vërtetë, mund të zhgënjeheni. Imagjinata juaj do të jetë shumë më aktive sesa kushtet në të cilat ndodheni.

Peshqit

Puna në partneritet ju përshtatet më shumë aktualisht, pavarësisht se kompromiset do t’ju duken pak të vështira. Ka një disbalancë në nivelin e maturisë me të cilin duhet të përballeni së bashku. Qasja më e mirë është të prisni dhe t’i lejoni të tjerët ta kuptojnë vetë./

Shperndaje