Hoqi llotot, por vazhdon të luhet online, Rama merr vendimin drastik

Hoqi llotot, por vazhdon të luhet online, Rama merr vendimin drastik

391
0

Ndonëse aktiviteti i lojrave të fatit është pezulluar në Shqipëri që në janar të këtij viti, kjo nismë nuk ka rezultuar me sukses, pasi siç është bërë me dije edhe në media vazhdon të luhet online. Në këto kushte kryeministri Edi Rama nga Librazhdi pranoi sot se lojrat e fatit luhen online dhe paralajmëroi masa drastike. Rama tha se kush organizon bixhoz do të futet në burg. “Tani janë edhe të trullosur se kanë mbyllur edhe bastet. Po pyesja Kastriotin për pikat e basteve, 16 ka pasur këtu. Mbaroi kjo punë të gjithë këto pika janë kthyer në biznese të vogla. Unë e di që ka akoma nga ata që lozin online. Online e ka problem gjithë bota. Por sot ka ardhur koha të marrim disa masa. Masa të reja të domosdoshme. Kush organizon bixhoz të shkojë në burg”, tha Rama.