Historia rrënqethëse/ Si u shua familja e çiklistëve në zjarrin që ra...

Historia rrënqethëse/ Si u shua familja e çiklistëve në zjarrin që ra në Athinë

433
0

 

Jetë të prera në mes. Familje që nuk dinë ende se ku i kanë të dashurit e tyre. Bilancet dramatike vijnë nga periferia e Athinës, ku zjarri u mori jetën 76 personave dhe la të plagosur qindra të tjerë. ‘Zougla.gr’ i ka kushtuar një artikull një familje, e cila u shua nga flakët që pushtuan Rafinë dhe Matin. Mes 24 fëmijëve që humbën jetën ishin edhe dy vogëlush, motër e vëlla. Bëhet fjalë për ish-çiklisten e AEK, Evita Fytrou, 14 vjeçe, e cila u gjet e vdekur në det. Vetëm pas disa orësh kërkime u arrit që të gjendeshin edhe babai edhe vëllai i saj, Gregory Fitrous, 54 vjeç dhe Andreas Fitrous, 11 vjeç, dhe ky i fundit një çiklist. Dy fëmijët kishin ndjekur pasionin për çiklizmin si babai i tyre, por që flakët e zjarrit i morën jetën pabesisht./ Balkanweb