Historia e trishtë/ Apeli i infermieres shqiptare në Gjermani: Babai im 4...

Historia e trishtë/ Apeli i infermieres shqiptare në Gjermani: Babai im 4 herë i operuar, kërkoj të riatdhesohet

703
0

Një histori e trishtë e një shqiptari që ka mbetur jashtë Shqipërisë, në Gjermani është treguar sot në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News 24. Historia u tregua nga vajza e tij infermiere në një spital COVID 19 në Gjermani, e cila apeloi fort për riatdhesimin e të atit.

 

“Po bëj të pamundurën që im atë të riatdhesohet. Ai mund të shkojë në gjendjen fatale. Babai nuk ka vetëm një sëmundje, por ka shumë sëmundje shoqëruese. Jemi të mbrojtur. Atje veprojmë me masa mbrotjëse. Tamponi është bërë dhe asnjë nga personeli nuk ka dalë i infektuar. Babi im ka 10 vite që vuan nga diabeti tipi 2. Merrte insulinë. Në verën e 2019-ës i dolën disa pika, të cilat më vonë filluan të bëheshin plagë. Ato u bënë më të mëdhaja. Unë kisha vendosur që të kthehsha në Shqipëri për të festuar me familjen Vitin e Ri. Shikoj që babi ishte në gjendje katastrofike. E diagnostikova që ishte me këmbë diabetike. Kishte inflamacion. Me dy janar e cojmë në spitalin rajonal të Fierit. Nuk dua të ofendoj asnjë nga personeli mjekësor. Në ato momente u njoftua specialistja e diabetit, i ka bërë vizitat, por nuk përcaktoi asnjë diagnozë. Unë i thashë: Doktoreshë janë këmbë diabetike. Ajo më tha: Jo, nuk janë këmbë diabetike. Ma la 50 me 50. Tha mund të jenë probleme vaksulare ose babai ka probleme me lekurën, i dha disa medikamente për një javë për reumatizëm.

 

 

Babi nuk pati asnjë lloj përmirësimi sepse nuk më shtruan. Pse mjekësia atje ka rënë kaq poshtë? Më datën 10 u nisa për Gjermani. Gjatë gjithë kohës kisha komunikim me familjarët, por gjendja e babait vetëm përkeqësohej. Nuk kisha cfarë të bëja, ishte e vështirë të merrje dikë përsipër. Unë vendosa ta marr këtu, dhe të marr përsiper të gjitha përgjegjësitë. Unë i pres biletën Tiranë-Romë-Berlin. Në Berlin ka mbërriur në 4 të pasditës, kishte temperaturë 38.6. Unë e cova që atë natë në urgjencë. Mendova se nuk do e pranojnë . Gjithësesi e cova. Erdhi specialisti dhe i bëri gjitha vizitat. Ai më pyeti: Sa kohë ka zotëria në këtë gjendje? Unë po ndihesha keq dhe i them:- Rreth 2 muaj. Ka qenë në spital dhe i kanë dhënë disa medikamebte. Kur i pa ilacet i hodhi në kosh. Tha këto kanë 10 vjet që kanë skaduar. Më këkoi që ta bëjmë operacion direkt, por kishte kosto të lartë. Unë mendoja se do shkonte 3-4 mijë euro. Ajo më tha: Mund të kushtojë më shumë se 10 mijë euro. Unë me tim shoq pamë njërit-tjetrit në sy dhe vendosëm ta bëjmë operim. Nisën procedurat. Ajo më tha: Zotëria nuk del nga spitali, duhet operuar urgjentisht. Janë mbledhur specializantë të ndryshëm. E kanë vizituar dhe më në fund në 12:00 të asaj dite e bënë operim. Zgjati 3 orë dhe shkoi shumë mirë. Ditën tjetër vendosën t’i hapen plagën dhe ta shikojnë. Kishte shkuar keq, pasi plaga ishte shumë keq. Ata më kërkuan që ta operojnë sërisht. Unë i thashë: Në rregull, por nuk e di nëse mund ta përballojë. Iu nënshtrua sërisht operimit. Ditën e parë mirë, por të dytën filloi të nxihej. Mjekja më tha: Babai rrezikon prerjen e këmbës sepse po ecen keq. Unë telefonva të afërm dhe familjarë, pasi e nuk përballoja dot vetëm. Kërkova të vijë dikush. Doktoresha tha duhet të vendosim një aparaturë për matjen e qarkullimit të gjakut. Ditën tjetër më thonë që babai ka një qarkullim të gjakut relativisht të mirë, por duhet ti bëjmë edhe një operacion. Operacioni i tretë brenda katër ditësh.

 

Më siguruan që cdo gjë do shkojë mirë. Më tha: Duhet të dini që plagën babai e ka te kyci i këmbës dhe mund të mos ecë. Ekziston mundësia ose do ketë probleme me levizjen. E kryen operacionin. Shkoj cdo gjë mirë. I bënë operacion dhe këmbën tjetër. Operacioni ishte aq i thellë sa duhej edhe një i katërt për mbushjen me mish të plagës. Operacioni i fundit ishte plastik dhe ky kushtoi më shumë. Këmbët i ka mirë, por këtu funksionon ndryshe. Unë shkëputa kontratën dhe tani nuk mund të kërkoj dot as një recetë”,- rrëfeu Elona Dashi.

 

Elona tregoi edhe për punën e saj si infermiere në Gjermani por edhe për situatën atje.

 

“Unë punoj infemriere në gjermani. Jam në vijen e parë. Jam gjatë gjithë kohës në punë e predispozuar. Spitali ku punoj është kthyer në spital Covid. Janë 65 të shtruar me Covid. Gjendja në Gjermani është relativisht e mirë, pavarësisht se ka një numër të madh të infektuarish, por ka edhe të shëruar. Janë shëruar më shumë se 8 mijë veta. Ka shumë shtretër. Shkollat hapen me datë 4 maj. Jemi të vetëdijshëm se do jetojmë me coronavirusin. Nuk është se kanë marrë masa paraprake. Fëmijët vazhdonin shkollën deri para dy javësh. Ishte gjendja shumë e qetë. Testimet në Gjermani bëhen si në cdo shtet tjetër europian, duke filluar me moshat e treta si pensionistet. Ka shumë të tjerë që ankohen për simptoma me Covid, të cilëve normalisht ju bëhet një test. Është bërë edhe spitali karantinë, nuk lejohet të futet askush. Unë duhet të punoj. Nuk mund ta përzgjedh unë nëse do punoj apo jo, duhet të bëj punën se për këtë kam ardhur këtu. Frika ekziston”.