HISTORIA/ “Bëra seks me kunatën, pas 18 vitesh mësova se isha babai...

HISTORIA/ “Bëra seks me kunatën, pas 18 vitesh mësova se isha babai i fëmijës”

573
0

d-main_2816404a-500x333-500x333

Një ‘furtunë’ e madhe e pret një familje nëse dalin disa të vërteta të fshehura…bëhet fjalë për një burrë 47 vjeç i cili vite më parë kishte pasur raporte seksuale me motrën e bashkëshortes, e cila pak kohë më vonë mbeti shtatzënë.

Pas shumë vitesh ajo e vuri në dilemë nëse fëmija që lindi ishte i tij apo i bashkëshortit të saj. I gjendur para kësaj dileme ai kërkon ndihmë nga psikologia e ‘The Sun’ pasi nuk di se si të veproi dhe nëse duhet të marrë përsipër përgjegjësinë e fëmijës apo të ruaj familjet nga një konflikt që mund të lindë.

Letra e 47-vjeçarit

“Kam pasur një flirt me motrën e gruas sime para 18 vitesh dhe gjithmonë kam pyetur veten nëse djali i saj është edhe i imi.

Unë jam 47 vjeç ndërsa gruaja ime është 43 vjeç dhe kemi dy vajza, 21 dhe 19 vjeçe.

E kam takuar time shoqe kur ishim ende në shkollë dhe kemi qenë dashuria e parë për njëri-tjetrin. U martuam një muaj para se të zbulonim që ajo ishte shtatzënë. Gjatë martesës sonë kemi pasur shumë vështirësi…me dy fëmijë, pa shumë para dhe kështu nisën debatet. Kam menduar disa herë të largohesha nga shtëpia por nuk e kam bërë.

Në një dasmë familjare unë fola pak rreth temës sonë me motrën  e gruas sime, e cila është dy vite më e vogël se unë. Ajo ishte e fejuar në atë kohë por e lamë që të takoheshim një ditë tjetër për të pirë një kafe. Pasi u takuam patëm një tërheqje të dyanshme dhe pak çaste më vonë u ngjitëm në shtëpinë e saj. Nuk e zgjatëm shumë dhe filluam të bënin seks.

Në fakt nuk ishte thjeshtë seks…ishte pasion i zjarrtë.

Këto takime vazhduam t’i bënim për javë të tëra, deri sa vajza ime e vogël u sëmur dhe unë i ‘thirra mendjes’ dhe nuk e takova më kurrë. Ajo pak kohë më pas u martua pasi kishte zbuluar se ishte shtatzënë.

Për muaj me radhë prita një telefonatë prej saj por nuk e bëri. Pak javë më parë ne u takuam sërish në shtëpinë e vjehrrës sime dhe për një moment mbetëm vetëm. Nisëm të flasim për atë çfarë kishim pasur vite më parë dhe ajo më hodhi një fjalë që më bëri të mendohem shumë: “Nuk e ke menduar ndonjëherë që djali mund të jetë i yti?”.

Por në ato momente erdhi gruaja ime dhe nuk e vazhduam më bisedën. Nuk di çfarë të bëj…a është vonë për një test ADN-je?!”

Përgjigjja e psikologes

“Kjo histori është vërtetë shumë e ngatërruar. Nuk arrij të kuptoj se përse ajo të tha pas kaq shumë vitesh këtë gjë…mos po tenton të të hapë probleme?!

Sa i përket testit të ADN-së nuk është vonë, por do të bëhet një katastrofë kur gjërat të mësohen nga gruaja jote dhe burri i saj.

Do të shkatërrosh të dyja familjet, e madje do të prishësh edhe raportin me vajzat e tua ende raportin me djalin tënd, nëse ai është i juaji”.