Historia befasuese: Hyni brenda shtëpisë së ndërtuar nga ‘armiku i James Bond’

Historia befasuese: Hyni brenda shtëpisë së ndërtuar nga ‘armiku i James Bond’

510
0

Kjo shtëpi spektakolare në Angli ka dalë në shitje për 3 milionë sterlina. E veçanta e saj është se ajo është ndërtuar nga arkitekti hungarez, Erno Goldfinger, i njohur për stilin e tij brutalist. Besojeni ose jo, ai ka frymëzuar një nga personazhet e njohur si armik i James Bond, të famshmin Goldfinger. Por si është historia? Autori i James Bond, Ian Fleming, ishte zënë me arkitektin pasi ky i fundit po shkatërronte disa shtëpiza pranë banesës së tij. Arkitekti po i shkatërronte shtëpitë për të ndërtuar një banesë të madhe moderne. Atëherë shkrimtari ia vendosi emrin e tij një personazhi negativ. I tërbuar, Erno kërcënoi që ta padisë shkrimtarin, por hoqi dorë pasi ai tha se mund ta ndryshonte emrin në fyes.