Histori erotike: Ja çfarë më bëri plaku

Histori erotike: Ja çfarë më bëri plaku

3183
0

foto

Mbas dy vjetësh që më ka ndodhur historia më e dhimbshme e jetës time, vendosa që dhembjen time ta ndaj me ju. Unë që po ju shkruaj jam një vajzë nga një fshat i Vlorës. Që e vogël më pëlqente shumë muzika dhe aktivizohesha në shfaqjet që organizonte shkolla jonë.

Më jepet më shumë për të kënduar këngë popullore dhe, qëkur isha adoleshente, jam aktivizuar me orkestrën e fshatit duke kënduar nëpër dasmat që bëheshin te ne. Të gjithë më thoshin se kisha perspektivë për të ardhmen, por unë nuk kisha njeri që të më ndihmonte. U tregova prindërve për ëndrrën time, por ata as që e vunë ujin në zjarr. Babi ma preu: “Kur të martohesh, bëj si të duash, bëhu jo vetëm këngëtare, por edhe aktore po të duash!”.

Unë, sapo kisha mbushur 18 vjeçe dhe mundësi për të vazhduar shkollën e lartë nuk pata, pasi prindërit e mi nuk ishin aq në gjendje sa të më ndiqnin me shkollë. Doja të bëja diçka për veten time dhe çdo ditë e natë mendoja se çfarë duhet të bëja. Vendosa që me anë të Facebook-ut të kontaktoja ndonjë person i cili kishte mundësi të më ndihmonte në këtë iniciativë. Fillova t’u bëja ftesë të gjithë kompozitorëve dhe këngëtarëve të muzikës popullore, në mënyrë që ndonjëri prej tyre të më tregonte se ku mund të drejtohesha për të marrë një ndihmë. Më thënë të drejtën, u mundova shumë; disa prej tyre më pranonin si mike në Facebook, disa të tjerë, jo. Disave prej kompozitorëve u kisha shkruar edhe mesazh ku i sqaroja për dëshirën e madhe dhe talentin që kisha për t’u bërë këngëtare e muzikës popullore, por asnjëherë nuk kisha marrë asnjë përgjigje prej tyre.

Një ditë më erdhi mesazh nga një prej kompozitorëve që kanë bërë shumë albume të muzikës popullore, emrin e të cilit nuk dua ta përmend, se nuk është mirë edhe për etikë. Ajo që dua t’ju them është se unë u entuziazmova shumë kur mora një përgjigje nga ai. Në fillim ai më pyeti për moshën, më pas më pyeti për talentin që kisha për muzikën dhe shumë pyetje të këtij lloji. Ai më tha se ishte dakord që ne të bënim një provë të zërit tim, për të kuptuar se deri ku arrinte talenti im në fushën e muzikës. Mua, nga e gjithë kjo bisedë, nuk më zuri gjumi gjithë natën! Ishte hapur një dritë jeshile për mua dhe kisha shumë besim se ëndrrën time për t’u bërë këngëtare do ta realizoja më së miri, ashtu siç kishin bërë edhe shumë këngëtare të tjera nga zona jonë. Isha shumë e bindur se me talentin tim do t’ia arrija qëllimit që kisha.

Me këtë kompozitor kisha folur gati dy javë në Facebook, derisa ai gjeti kohën e lirë dhe më la një datë të caktuar që unë të shkoja në Tiranë dhe ta takoja për të provuar zërin. Nuk dija si të veproja… T’u tregoja prindërve, ata nuk do të më linin, se unë e dija çfarë mendimi kishin ata për këtë gjë. Motrën e madhe e kisha të martuar në Tiranë dhe bisedova me të që të shkoja tek ajo të rrija ndonjë javë. Kështu bëra, u thashë edhe prindërve dhe ata nuk ma prishën pasi unë kisha shkuar edhe herë të tjera tek ajo. Kur mbërrita te motra, i tregova arsyen se pse kisha shkuar në Tiranë, por sapo ia thashë këtë gjë, ajo filloi me të sajat, duke më thënë se “ku e di ti se personi që komunikon në Facebook është me të vërtetë kompozitori për të cilin po më flet?”. Ajo, me të drejtë, më tha se në ditët e sotme ka shumë mashtrues, të cilët kërkojnë të përfitojnë nga njerëz hallexhinj dhe më këshilloi të mos bija pre e këtyre njerëzve. Nga të gjitha këto, m’u krijua përshtypja se motra ime ishte xheloze për mua. Kisha përshtypje se ajo kishte inat që në jetën e saj nuk pati fat në të tilla gjëra, pasi babi im e fejoi të vogël dhe tashmë ajo s’ishte gjë tjetër veçse një shërbëtore e burrit dhe e fëmijëve të saj. I thashë se, “të jetë, si të jetë, unë do ta marr këtë iniciativë dhe do ta provoj njëherë fatin tim”. Kisha frikë se ajo do t’u thoshte prindërve, por këtë gjë nuk e bëri. Pas tre ditësh, unë fola në telefon me kompozitorin dhe vendosëm të shkoja ta takoja te zyra, ku ai kishte ngritur edhe studion ku punonte. Ai më sqaroi se zyra ishte te kati i parë i një pallati, më dha numrin e pallatit, si dhe adresën e tij të saktë. Isha shumë e emocionuar!
U vesha, u kreha dhe u rregullova për të patur sa më shumë prezencë në takimin që do të bëja me kompozitorin. U paraqita përpara pallatit dhe ai më tha se do të më nxirrte asistentin e tij për të më orientuar drejt studios muzikore, pasi ai vetë ishte i zënë duke përgatitur një këngë të radhës. U afrova te pallati dhe pashë se një burrë rreth të pesëdhjetave m’u afrua e më pyeti: “Ju jeni vajza që do të takoni profesorin?” dhe, kur pohova, më tha që ta ndiqja. Ai hapi derën dhe unë u futa brenda. Në pamje të parë, ajo ishte një shtëpi e thjeshtë si gjithë shtëpitë e tjera. E pyeta se ku ishte profesori e studioja ku do të provoja zërin dhe ai më tha: “Duhet të presësh këtu, derisa të vijë ai, se ka punë në studio”. Unë u ula në një nga kolltukët që ishin aty dhe ai u nis të merrte diçka për të pirë. Pashë se kishte marrë dy birra të ftohta në frigorifer. Unë nuk kisha pirë asnjëherë alkool dhe nuk doja të pija, po ai këmbënguli dhe unë, vetëm sa e provova. Ora po kalonte dhe nuk kishte asnjë shenjë se mund të vinte kompozitori, kurse personi që po rrinte me mua, vetëm më pyeste se pse e pëlqeja muzikën dhe gjëra të këtij lloji.

Kaluan më shumë se tre orë dhe kompozitori nuk kishte ardhur. Mua, çdo gjë, po më dukej shumë e çuditshme. Sa më shumë kalonte koha, aq më shumë më hynte frika, nëpër mendje më vinin fjalët e motrës, që më thoshte se duhet të bëja kujdes sepse nga Facebooku nuk mund t’i besosh askujt. Erdhi një moment edhe unë u ngrita në këmbë për të ikur, por burri, të cilit edhe sot nuk ia kam mësuar emrin, më kapi prej krahu dhe më pyeti: “Ku po shkon?”. I thashë se më duhej të largohesha se nuk mund të prisja gjithë ditën, por ai më tha: “Ky është një shans që nuk të vjen gjithmonë, prandaj duhet të presësh”. E pyeta se ku ishte studioja ku punonte ai dhe m’u përgjigj se ishte në të njëjtën hyrje, përballë, por mua fjalët e tij po më dukeshin gënjeshtra dhe i thashë se po largohesha për t’u kthyer përsëri. Në momentin që unë u mundova të largohesha, ai më kap nga krahu dhe më uli në divan, duke më thënë se nuk mund të largohesha…

Ti nuk e ke idenë se sa shumë e kam pritur këtë moment! – më tha.

Unë, e tmerruar u mundova të shpëtoja nga dora e tij, por ishte e kotë, fuqia e tij më kishte mbërthyer dhe nuk mund të çlirohesha. Ai më thoshte: “Do të të bëj çfarë të duash ti, këngëtare do të të bëj, vetëm të lutem mos më lër vetëm, kam nevojë për ty”. Unë fillova të qaja. Nëpër mendje më kalonin fjalët e motrës dhe mallkoja veten që nuk e dëgjova. E kuptova se ajo ishte një lojë e ndyrë nga një njeri i panjohur, i cili më ishte hequr si kompozitor. Aty ishte edhe fundi im. Ai përfitoi nga dobësia dhe pafajësia ime, më mbërtheu, më mori në krahë dhe më përplasi në krevatin që ndodhej në dhomën e gjumit. Unë bërtita me sa fuqi kisha, por ishte e kotë; ai me një dorë më mbante gojën dhe me një dorë vepronte sipas dëshirës që kishte. Lotët e mi nuk kishin të mbaruar. Kur mbaroi punë, më tha:

Ti deshe që të ndodhte kështu, se unë kisha të tjera plane për ty, do të të kisha ndihmuar që të arrije ëndrrën tënde, por u tregove e pabindur!
E ç’t’ju tregoj më tej? Mbas asaj që më ndodhi, shkova te motra duke qarë dhe ajo e kuptoi se diçka më kishte ndodhur. Kur i tregova, ajo vuri duart në kokë. Jeta ime u shkatërrua nga një njeri i panjohur dhe nga naiviteti im. Pas asaj që më ndodhi, nuk u ktheva më në fshat, kam filluar punë në një dyqan parfumesh dhe rri me shoqet në një shtëpi me qira. Në këtë mënyrë, mësova që nuk duhet t’u besoj njerëzve të panjohur edhe atyre që hiqen si shenjtorë, megjithëse duhet ta kisha ditur më parë këtë gjë…

Shperndaje