“Hiqe atë dorë”; Mesazhi i Kate për William për prekjet në publik...

“Hiqe atë dorë”; Mesazhi i Kate për William për prekjet në publik është i qartë

339
0

Ndryshe nga Princi Harry dhe Meghan, Kate dhe William janë shumë të rezervuar në publik për sa i përket shprehjes së afeksionit me njëri-tjetrin. Madje, Kate e ka bezdi kur bashkëshorti i saj e prek atë në publik. Në një video që po qarkullon së fundi, Kate ka shfaqur ndjenjën e refuzimit kur bashkëshorti i saj i vuri dorën në sup.

 

Çifti mbretëror ishte i ftuar në programin e Merry Berry-t dhe ka zëra që thonë se ata mund të kenë bërë fjalë para intervistës. Të tjerë thonë se Kate nuk ka asgjë personale me të shoqin, por thjesht po kujdeset për imazhin e tyre si anëtarë të familjes mbretërore. Gjeste të tilla i kemi parë shpesh edhe mes çiftit Trump. Nuk e dimë cila mund të jetë arsyeja e vërtetë, por shihni videon dhe gjykoni vetë.

 

Embedded video