Hipertensioni, superushqimi që ul presionin e gjakut në të 60-at

Hipertensioni, superushqimi që ul presionin e gjakut në të 60-at

271
0

Kosi nuk është vetëm një rojtar i zorrëve, falë probiotikëve të vlefshëm, por edhe i zemrës së pacientëve me hipertension, pohon një studim i fundit nga Universitetet e Maine dhe Australisë Jugore.Studimi Longitudinal Maine-Syracuse (MSLS), i botuar në International Dairy Journal, zbuloi se konsumi i qumështit lidhet me vlerat e reduktuara të presionit të gjakut dhe për këtë arsye është një ndërhyrje potencialisht e fuqishme në trajtimin e hipertensionit, një faktor rreziku në rritje për sëmundjet kardiovaskulare, shkaku kryesor i vdekjes në botë, si dhe shkaku pwr sulm në zemër dhe diabet.

Ekipi hulumtues shqyrtoi të dhënat ndërseksionale nga 915 të rritur me një moshë mesatare 62.1 vjeç nga studimi MSLS, 62% e të cilëve ishin hipertensivë me vlera të presionit të gjakut 140/90 mmHg.

Përfundimet treguan se konsumimi i kosit u shoqërua me një ulje modeste, por statistikisht të rëndësishme të vlerave të presionit sistolik të gjakut te pacientët me hipertension, efekt që nuk u vu re te pjesëmarrësit me vlera normale. Vihet re se gjetjet kanw marrw parasysh edhe faktorët që mund të ndikojnë në rezultatet si mosha, gjinia, niveli arsimor, diabeti, indeksi i masës trupore, nivelet e kolesterolit dhe sheqerit në gjak, ushtrimet fizike dhe variabla të tjera që lidhen me të ushqyerit.

Studimet e mëparshme nga ekipi MSLS kanë gjetur efekte pozitive të dietës mesdhetare në funksionin njohës dhe presionin më të ulët të gjakut sesa produktet e tjera të qumështit, te njerëzit pa histori të goditjes dhe sëmundjeve të veshkave.