Heshtje zgjedhore, nis shpërndarja e kutive dhe fletave të votimit në Kosovë

Heshtje zgjedhore, nis shpërndarja e kutive dhe fletave të votimit në Kosovë

415
0

Forcat kryesore politike që do të garojnë nesër në zgjedhjet e parakohshme në Kosovë

Kosova nisi sot heshtjen zgjedhore.

Partitë politike mbyllën dje fushatën elektorale 10-ditore dhe që prej orës 07:00 asnjëra prej forcave apo kandidatëve nuk ka të drejtë të japë deklarata politike gjatë dy ditëve të fundit. Ndërkohë, që Komisioni Zgjedhor ka nisur shpërndarjen e kutive dhe fletave të votimit në 895 qendra.

Në këto zgjedhje të parakohshme (6 tetor), do të garojnë 25 parti politike për 120 vende në Kuvendin e Kosovës, ndërsa kanë të drejtë vote 1.937.868 qytetarë. Për herë të parë do të votojnë 111.733 qytetarë.

4 kandidatët për kryeministër janë: Kadri Veseli (PDK), Vjosa Osmani (LDK), Ramush Haradinaj (AAK) dhe Albin Kurti (VV).