Helmimi i çiftit në Librazhd, vëllai i 19 vjeçares që humbi jetën,...

Helmimi i çiftit në Librazhd, vëllai i 19 vjeçares që humbi jetën, paralajmëron Marrakesh: Siç iku motra ime, do të ikë edhe kunati

627
0

 

Dje u përcoll drejt banesës së fundit, 19 vjeçarja e helmuar në Librazhd, Rezarta Hajdari (Xibrraku).

 

Mes dhimbjes dhe misterit, familjarët janë shprehur se do i shkojnë deri në fund të vërtetës për vdekjen e saj.

 

Vëllai i Rezartës, Reshit Xibraku ka deklaruar se ata kanë bërë tashmë një denoncim në Policinë e Elbasanit, ndaj familjarëve të bashkëshortit të 19 vjeçares, Olsian Hajdarit.

 

‘Ne arsyen do ta gjejmë në polici. Fola me Olsin në telefon dhe e pyeta si qe ngjarja. Ai thotë nga mangalli. Ne do të kërkojmë drejtësi deri në fund. S’do t’i lë rehat. Siç iku motra ime në dhe, do ikë dhe ai! Ne dyshojmë se është vrasje’, ka thënë ai.

 

Ekspertiza mjeko-ligjore konfirmoi se Rezarta ndërroi jetë nga helmimi i monoksidit të karbonit, në një linjë me deklaratën e Olsianit, i cili tha se kishin në dhomë mangallin dhe ai ishte shkaku i vdekjes së bashkëshortes së tij. Por familja e saj nuk e beson dhe ngre dyshime për një vrasje të mundshme, duke paralajmëruar edhe vetëgjyqësi.

 

Ngjarja tragjike ndodhi mëngjesin e 13 dhjetorit, në fshatin Xhyrë të Librazhdit, ku çifti i të rinjve u gjet në gjendje të rëndë, në dhomën e tyre të gjumit. Rezarta ishte e pajetë, ndërsa Olsiani pa ndjenja, ku pas dy ditësh në gjendje kome, u përmend dhe tregoi versionin e tij të ngjarjes.