Biznesmeni Heldion Kastrati, i cili jeton në Mbretërinë e Bashkuar, është shpallur Ambasador i Paqes nga organizata Global Socio-Economic and Financial Evolution Network. Kastrati është vlerësuar për kontributin e tij që ka dhënë në fushën e mediave dhe biznesit në Mbretërinë e Bashkuar.
Organizata Global Socio-Economic and Financial Evolution Network udhëhiqet nga Princi Blessing Lawal, i cili e ka bërë të ditur vet lajmin përmes një postimi në rrjetin social Facebook. Kjo organizatë vlerëson me titullin Ambasador i Paqes personat me influencë në shoqërinë ku jetojnë.
Heldion Kastrati është pronar i televizionit të parë shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar Albuk Tv dhe është njëri nga biznesmenët më të suksesshëm në Londër, raporton Albuk Tv.