HEDHJA E GAZIT LOTSJELLËS NGA POLICIA, MJEKU: TË MERREN URGJENT KAMPIONËT PËR...

HEDHJA E GAZIT LOTSJELLËS NGA POLICIA, MJEKU: TË MERREN URGJENT KAMPIONËT PËR ANALIZA

387
0

Përdorimi i gazit lot sjellës nga policia mbrëmjen e djeshme në protestën para Parlamentit ka ndezur debat të fortë.

Sipas ekspertëve lënda nuk është certifikuar nga vendet e Europës Perëndimore. Ndërkaq, lidhur me këtë çështje ka reaguar dhe mjeku i njohur Petrit Vargu, i cili kërkon ndërhyrje të menjëhershme nga Avokati i Popullit, në mënyrë që të merren kampione për të bërë analiza.

“Ky nuk eshte gazi lotsjelles qe perdoret nga policia ne vendet e Evropes Perendimore. Avokati i Popullit urgjentisht duhet te nderhyje dhe te coje ne institucionet kompetente kampionet per analize. Askush nuk ka te drejte te demtoje shendetin me helme te pa certifikuara CE”, shkruan Vargu.