Harry dhe Meghan braktisin sërish familjen mbretërore, ku do ta kalojnë Krishtlindjen...

Harry dhe Meghan braktisin sërish familjen mbretërore, ku do ta kalojnë Krishtlindjen çifti i njohur

342
0

Prej disa kohësh në Pallatin e Buckingham-it  dhe shtypin britanik qarkullon lajmi se çifti i dukëve të Sussex-it, princ Harry dhe Meghan Markle, nuk do ta kalojnë me familjen mbretërore Krishtlindjen, por askush nuk e çuar në mend që mund të ishte e vërtetë. Mirëpo një burim pohoi për “Daily Mail” që prindërit e Archie-t jo vetëm që s’do të kalojnë Krishtlindjen në familje, kujtojmë këtu se ceremonia e organizuar në rezidencën e Sandingrahm-it është e pakrahasueshme me asgjë tjetër, por s’dihet ende nëse do të jenë në Angli edhe për festën e ndërrimit të viteve.

 

I njëjti burim pranon se Meghan dhe Harry kanë vendosur të tërhiqen nga angazhimet publike dhe prej dy javësh ndodhen në Kanada, ku po pushojnë në një resort luksoz duke shtuar kështu zërat kritikë rreth shpenzimeve marramendëse që po bëjnë së fundmi. Kur Meghan xhironte “Suits” ka jetuar për 7 vite në Kanada dhe e konsideron shtëpinë e saj të dytë.

 

Më pas çifti do të udhëtojë drejt SHBA-së për të kaluar disa ditë me Doria Ragland, mamanë e Meghan. Ky veprim i tyre është konsideruar si tradhtia e dytë ndaj familjes mbretërore, në një kohë kur Elizabeth po mundohet të marrë veten pas skandalit seksual të princit Andrew.