Haradinaj tregon arsyen pse Kosova nuk mori pjesë në Samitin e Çekisë

Haradinaj tregon arsyen pse Kosova nuk mori pjesë në Samitin e Çekisë

397
0

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka treguar arsyen për mos pjesëmarrjen e tij në Samitin e Çekisë.

Ai përmes një postimi të tij ka thënë se për shkak të angazhimeve në zgjedhje kanë pamundësuar pjesëmarrjen e tij  në në Samitin e Republikës së Çekisë.

“Kosova ka hyrë në një cikël të zgjedhjeve të parakohshme dhe angazhimet në këtë kohë të rëndësishme për vendin, kanë pamundësuar pjesëmarrjen time në punimet e Samitit të V4 dhe ËB6, nën kryesimin e Republikës së Çekisë” ka shkruar Haradinaj.

Përmes një letre Haradinaj i  ka shprehu falënderime kryeministrit të Republikës së Çekisë për ftesën që i ka bërë, duke i thënë se Kosova do të vazhdojmë të jetë kontribues serioz për paqe dhe stabilitet në rajon.

“Përmes kësaj letre i kam shprehur falënderimet e sinqerta Kryeministrit të Republikës së Çekisë, z. Andrej Babis, për ftesën drejtuar Kryeministrit të Kosovës për të marrë pjesë në Samit, dhe çmojmë lartë përkushtimin e Republikës së Çekisë ndaj Ballkanit Perëndimor dhe perspektivës evropiane të rajonit.

/Zëri/