Hap pas hapi si t’i hiqni, rregulloni e lyeni vetullat në mënyrë...

Hap pas hapi si t’i hiqni, rregulloni e lyeni vetullat në mënyrë që njerëzit mos t’i shqitin dot sytë nga fytyra juaj

320
0

Vetullat e plota dhe me formë i japin fytyrës një hijëshi që çdo femër e dëshiron. Kjo është arsyeja përse shumë të tilla u nënshtrohen pocedurave të ndryshme për t’i dhënë vetullave të holla forma nga më të ndryshme, por duke njohur mjaft mirë fuqinë e disa përbërësve natyralë Living ju këshillon që të provoni një herë këto vajra  para se t’i mbillni apo t’i bëni tatuazh  nga metodat e mëposhtme.

Vetullat janë korniza e fytyrës dhe modelimi i tyre mund të nxjerrë në pah tiparet, por nëse ju bëni gabimet e mëposhtme do të prishni simetrinë e fytyrës pa e kuptuar se çfarë nuk shkon.

Pas aplikimit të lapsit të vetullave, apo pluhurit sigurohuni ta përhapni në mënyrë që të krijohet një sfumim sa më natyral.

Mos e teproni me gjatësinë! Edhe në se keni një vetull të shkurtër, zgjateni deri tek cepi i syrit e jo më tej.

Formoni një hark të besueshëm. Mos dilni shumë nga forma juaj, sepse vetullat thjesht nuk do të ngjajnë natyrale.

Kini kujdes me ngjyrën që zgjidhni! Ajo duhet të jetë sa më pranë ngjyrës natyrale të vetullave apo të flokëve, pasi vetëm në këtë mënyrë , njerëzit nuk do t’ju pyesin “Po vetullave çfarë u ke bërë”

Gjithmonë përhapeni mirë produktin