Hajduti ‘ekspert’ lëviz lirshëm nëpër Lushnje, i vjedh telefonin shitëses sy ndër...

Hajduti ‘ekspert’ lëviz lirshëm nëpër Lushnje, i vjedh telefonin shitëses sy ndër sy

832
0

Një qytetar i rrezikshëm qarkullon së fundmi në qytetin e Lushnjës ku vetëm dy ditë më parë vodhi një telefon në një prej dyqaneve të qytetit.

 

Në një video të publikuar nga ‘Radio Lushnja’, një burrë rreth të 45 ka shkuar në një dyqan telefonash, e teksa kishte në dorë disa prej tyre, në momentin që shitësja e dyqanit po i shërbente një tjetër klienti, hajduti nuk ngurroi të fuste njërin prej telefonave në çantën e tij.

 

Shitësja e cila ishte në shërbim të klientëve të tjerë nuk e vuri re gjestin e këtij qytetari i cili u largua nga dyqani sikur të mos kishte ndodhur asgjë.