Hajdari  alarmohet nga raporti i BB-së: Besimi te institucionet ka rënë!

Hajdari  alarmohet nga raporti i BB-së: Besimi te institucionet ka rënë!

356
0

Kryetarja e grupit parlamentar demokrat Rudina Hajdari shikon shqetësim rritjen e nivelit të korrupsionit në vendin tonë.

Nëpërmjet një mesazhi në ‘’Twitter’’, deputetja e opozitës parlamentare nënvizon disa statistika të publikuara në raportin e Bankës Botërore për vitin 2019, ku nënvizon se ‘’se brenda 6 viteve niveli i korrupsionit në shtetin shqiptar thuajse është dyfishuar nga (20.6% në 36.1%)’’. Në këtë mënyrë besimi i qytetarëve te institucionet shtetërore ka rënë në mënyrë të ndjeshme.

Mesazhi i Rudina Hajdarit:
Raporti i BB 2019, për Shqipërinë, tregon se ka dyfishim të përqindjes së korrupsionit krahasuar me vitin 2013 ku ishte 20.6%, rritur në 36.1% sot. Besimi i qytetarëve tek institucionet sa vjen dhe zbehet, ndërkohë që korrupsioni rritet