Habit Bes Kallaku: Nuk është politika, ja ç’më lidh me Ilir Metën

Habit Bes Kallaku: Nuk është politika, ja ç’më lidh me Ilir Metën

399
0

Aktori i njohur i humorit, Bes Kallaku ka qenë sot në studion e emisionit “Rreze Dielli”, ku edhe u pyet pasi shpesh herë është parë nëpër rrjete sociale me presidentin Ilir Meta.

 

Ai tregoi se me Metën nuk i lidh aspak politika dhe se ai është apolitik. Ndërsa tregoi shumë gjëra të tjera që i lidhin bashkë, si fshati, natyra etj, veçoi dashurinë për ish-kryeministrin Sali Berisha.

 

 

“Meta ecën më shumë se të gjithë dhe do thuash ti pse bëhemi bashkë. Unë kur është çështje natyre i them të ecim bashkë, për çështje të tjera jam apolitik fare dhe nuk më intereson. Sa herë jemi bashkë bëjmë vetëm muhabete natyre, muhabete katuni, dhe rakie. Unë nuk kam bindje politike, kam miq nga të gjitha krahët. Dua të them që ajo që më ka afruar me familjen Meta nuk është politika, përveçse një shoqëri shumë e pastër, ose më saktë, ajo që na bashkon është dashuria për Sali Berishën”, ka thënë Kallaku.