Grushte mes lojtarëve të Laçit dhe sulmuesit të Tiranës

Grushte mes lojtarëve të Laçit dhe sulmuesit të Tiranës

447
0

Ndeshja Laçi -Tirana e cila përfundoi me rezultatin 1:1, ka degraduar deri në përdorimin e dhunës mes lojtarëve. Gjithçka ka nisur kur stafi i Tiranës ka hyrë në fushë e ka protestuar te gjyqtari Kridens Meta për ndërhyrjet dhe zgjatjen e minutave të lojës, ndërsa më pas tensioni ka vazhduar dhe në korridoret e “Selman Stërmasit”. Ka qenë sulmuesi i Tiranës Majkëll Ngoo, i cili është përplasur fizikisht me lojtarët e Laçit teksa ishin duke shkuar në dhomat e zhveshjes. Është dashur ndërhyrja e policisë për të të vënë situatën nën kontroll mes lojtarëve të skuadrave të Laçit dhe Tiranës.